Studim

December 10, 2018 | 14:29

Studim / Ja pse tradhtojnë femrat…

Tradhtia, një nga gjërat më të shëmtuara por që fatkeqësisht në disa raste ndodhë, dhe ndonjëherë për arsye që nuk janë në dorën tonë. Një studim i kryer së fundmi nga Illicit Encounters, një website i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante.

Së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët. Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit! Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Diferenca është e madhe.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë këto:

  • 66% e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.
  • 86% e burrave thanë se do t’i jepnin fund një tradhtie nëse babai i tyre do ta zbulonte dhe do t’ia kërkonte diçka të tillë.

Website Illicit Encounters ka 100.000 përdorues aktivë tek të cilët është bërë edhe studimi.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top