Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
E vërteta nuk bën kurrë bujë. Nuk është e nevojshme. Ajo thjesht ekziston dhe zbukuron gjithçka. Gënjeshtra nga ana tjetër, duhet të bëjë shumë zhurmë për t’ju bindur. Duhet t’ju frikësojë, t’ju çorientojë plotësisht. Çështja jeni ju që jeni të sintonizuar. Liria është gjendja jonë fizike, nuk bëhet pazar.
Ai që të do vërtetë dhe kujdeset vërtetë për ty, të mëson Fuqinë tënde, të kujton se je Krijues, nuk të lidh gjymtyrët, nuk të pret krahët, nuk të privon nga gëzimi.
Ai që interesohet vërtetë për shëndetin tënd, të mëson se gjendja jote fizike është të jesh i shëndetshëm, se trupi yt nuk është bërë të sëmuret. Përkundrazi, mendimet e tua të sëmurin trupin, frika se mos sëmuresh të sëmur.
Ajo që ka rëndësi është të kujtojmë se gjithçka është brenda nesh, ne kemi fuqinë për të krijuar realitete në çdo kohë.
Ajo që ka rëndësi është të hyjmë në zemrën tonë, të duam, të qeshim, të gëzohemi, të dashurohemi, të jetojmë, të krijojmë ëndrrat tona.
Ajo që ka rëndësi është të kujtojmë dhe të rikthejmë fuqinë tonë.
Gëzuar Vitin e Ri!
Gëzuar çdo ditë!
Jetë të gëzuar për të gjithë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.