Studim

October 17, 2020 | 8:24

Gjuhët e huaja përmirësojnë kujtesën

Fëmijët që mësojnë një gjuhë të dytë apo të tretë e ruajnë më mirë memorien dhe aftësitë e tjera konjitive kur arrijnë në moshën e tretë. Në këtë përfundim kanë arritur neuropsikologët e Universitetit të Tel Avivit në Izrael.

Ata kryen një sërë testesh me një grup njerëzish nga mosha 75 deri në 95 vjeç. Individët që kishin mësuar më shumë se një gjuhë të huaj në fëmijëri, kishin rezultate më të mira. Nevoja për të shprehur fjalët dhe strukturat e ndryshme logjike, e bën trurin të aktivojë më shumë lidhje nervore.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top