Dëshmi

October 5, 2018 | 11:07

Gjumë si në kafaz, papërgjeshmëria e dy prindërve i merr jetën vogëlushes. Hiqni dorë nga këto rregulla!

E detyruar të flejë përmbys, vajza 19-muajshe vdes në gjumë. Ellie-May Minshull-Coyle, sapo i kishte mbushur 19 muaj, është vënë në gjumë si çdo mbrëmje nga e ëma dhe i ati në një kafaz të vërtetë: përmbys, me krahët dhe këmbët të lidhura pas dyshekut, i cili e ndalonte që të lëvizte.

2

Vogëlushja jetonte në një kafaz të vërtetë: shtrati ishte i rrethuar me çarçafë dhe batanije, në mënyrë që ajo të mos shihte asgjë, madje në dhomë nuk kishte as edhe një dritë të vogël për të parë. Natën që ajo u nda nga jeta, ishte shtrirë në dyshek, e bllokuar me batanijen lëmsh, ngjeshur pas murit. Dhe, ishte vetëm në dhomë. Ndoshta gjatë gjumit, për shkak të vendosjes, ajo kishte kaluar një krizë frymëmarrjeje, e cila i mori dhe jetën.

Nëna e vajzës, Lauren Coyle, 19 vjeçe, dhe i fejuari i saj Reece Hitchcott, 20 vjeç, janë akuzuar për vrasje, por e kanë mohuar faktin se donin t’i bënin keq fëmijës. Gruaja ka rrëfyer përpara policisë, se ideja që ta lidhnin vajzën pas shtratit ishte e partnerit të saj, që në një mënyrë besonte se do ta ndihmonte t’i vendoste rregullin e gjumit.

Megjithëse nuk u pajtua, ajo nuk e kundërshtoi kurrë, siç pranoi vetë. Sipas Daily Mail, duke parë se Elly-May nuk merrte më frymë, ishte partneri i saj gjithashtu që thirri ambulancën. Për fëmijën, megjithatë, nuk mund të bëhej më asgjë.

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top