Lifestyle

October 5, 2018 | 10:46

Lidhjet e fuqishme mes binjakëve, portretizimi sipas fotografit Peter Zelewski (Foto)

Fotografi, Peter Zelewski, i lindur në Detroit dhe që jeton në Londër ka ndërtuar karrierën e tij përmes fotove të rrugës dhe katër vjet më parë ai iu kushtua fotove portret të binjakëve. “Si një fotograf portretesh dhe si një qenie njerëzore, unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga binjakët, për atë lidhjen e pabesueshme që dëgjojmë”, thotë ai.

Nuk ishte menduar kurrë si një projekt i plotë, por “sapo mora portretin e grupeve të para të binjakëve, varësia ishte e madhe dhe nuk kishte kthim prapa”. Libri i radhës i Zelewskit, Binjakët (4 tetor, Hoxton Mini Press, £ 16.95), përmban imazhet dhe tregimet e 44 grupeve me binjakë identikë. Projekti është kryesisht vizual, thotë ai: “Nuk është një projekt dokumentar apo shkencor, qëllimi im kryesor ishte të bëja foto me një fuqi të madhe emocionale për njerëzit”.

Violeta dhe Irina

(25 vjeç, Irina është 1 minutë më e madhe) “Ishte me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të miratonin bashkëshortin, por po aq i rëndësishëm ishte dhe miratimi i Irinës. Martesa do të jetë hera e parë që ne do të ndahemi. Do të jetë një tranzicion shumë i çuditshëm”.

Joao dhe Edmundo

(23 vjeç, Joao është 10 minuta më i madh) “Prindërit tanë kanë lindur në Portugali ndërsa ne kemi lindur në jug të Francës dhe kemi kaluar shumicën e jetës sonë atje. Tani Anglia është shtëpia jonë”.

Samantha dhe Casilda

(19 vjeç, Samantha është 30 minuta më e madhe) ‘Ne të dy i duam të gjitha llojet e ushqimit – indian, kinez, meksikan, çfarëdo. Ne kemi pothuajse të njëjtat shije, përveçse kur bëhet fjalë për bizele. Unë mendoj se ne nuk mund të pajtohemi për gjithçka”.

Dawn dhe Heather

(18 vjeç, Dawn është 26 minuta më e madhe) “Mbaj mend në lojën tonë të shkollës fillore, ne u përzgjodhëm të luanim rolin e dy binjakëve të çmendur të quajtur Axel dhe Throttle që jetonin në një vilë të bërë nga karamele. Më dukej interesante se si personazhet më komike ishin binjakë. Ishte e pashmangshme zgjedhja për t’i luajtur ne ato”.

Julia dhe Sophie

(6 vjeç, Sophie është 20 minuta më e madhe) “Ne po ndryshojmë gjithmonë dëshirat tona për atë që duam të bëhemi kur rritemi. Unë e dua artin, gjithmonë vizatoj dhe do të doja të isha një karikaturiste e famshme. Sophie i do kafshët dhe ëndërron të bëhet një rojtare pylli. Gjëja më e rëndësishme për ne është që gjithmonë të ndihmojmë të tjerët”.

Devontay dhe Dijon

(23 vjeç, Devontay është 1 minutë më i madh) “Ne na pëlqen që jemi binjakë. E vetmja pengesë është se kur jemi larg, miqtë shpesh gabimisht i afrohen binjakëve “të tjerë”, gjë që bëhet vërtet e turpshme kur nuk e ke idenë se kush janë ata”.

Vår dhe Ronja

(22 vjeç, Ronja është 3 minuta më e madhe) “Mos pasja e njëra-tjetrës është diçka që nuk na pëlqen ta mendojmë. Kjo është shumë e frikshme. Vetëm ata që janë binjakë, do të jeni në gjendje ta kuptojnë marrëdhënien e ngushtë që ndajmë. Ne jemi shokë shpirti, miqtë më të mirë dhe e duam njëra-tjetrën më shumë se kushdo tjetër”.

Polly dhe Sophie

(31 vjeç, Sophie është 30 sekonda më e madhe) “Ne mund të zhbllokojmë iPhone-in e njëra-tjetrës, sepse ne kemi shenja gishtash gati identike. Ne jemi një racë e rrallë e binjakëve identikë të quajtur “binjakët monozigotikë” dhe kemi një ADN pothuajse të padallueshme. Ne do të ishim një makth i madh për ekspertët e mjekësisë ligjore”.

Pu dhe Pla

(27 vjeç, Pu është 1 minutë më e madhe) ‘Ne e shohim veten si një njësi, jeta jonë llogaritet si një. Ne nuk duhet të flasim për të kuptuar gjendjen emocionale të njëra-tjetrës – ne e kuptojmë përmes gjuhës së trupit”.

Lilibet dhe Litiana

(8 vjeç, Lilibet është 3 minuta më e madhe) ‘Mamaja jonë na tha se kur lindëm, na vendosën në një shtrat të vogël në spital, pranë njëra-tjetrëst. Ndërkohë që Lilibet po ndërrohej, u zgjova dhe kuptova se ajo nuk ishte pranë meje. Fillova të qaja dhe mamaja e vuri shpejt Lilibet pranë meje dhe unë pushova”.

Joanna dhe Susandjo

(23 vjeç, Joana është 1 minutë më e madhe) “Javën e kaluar kemi debatuar për diçka vërtetë të vogël dhe nuk pranoi të ulemi së bashku në tren. Joanna është kokëfortë – ajo qëndroi pesë rreshta prapa. Kjo zgjati vetëm 20 minuta dhe pastaj ajo erdhi në vendin pranë meje”.

Sophie dhe Emily

(15 vjeç, Sophie është 2 minuta më e madhe) ‘Sophie gjithmonë vjedh rrobat e mia. Ajo më bën të çmendur, sepse gjithmonë e mohon. Fatkeqësisht, edhe pse muajt e fundit jam rritur dy centimetra, ne jemi ende të njësoj”.

Elson dhe Elton

(18 vjeç, Elson është 5 minuta më i madh) “Në moshën 13 vjeçare mendova se isha homoseksual. Ishte një ndjenjë e frikshme, por u ndjeva shumë më mirë kur bisedova me Eltonin, i cili më tha se ishte biseksual. Ishte një zbulesë. Të dy ua bëmë më dije prindërve disa vjet më vonë dhe ata na përkrahën”.

Wendy dhe Gaye

(56 vjeç, Wendy është 4 minuta më e madhe) “Unë jam dominuese në marrëdhënien tonë, ndërsa Gaye më ndjek. Ajo më zemëron ndonjëherë, por në fund të ditës ajo është shoqja ime më e mirë, e vetmja që mund të më kuptojë”.

 

Përgatiti: Brikela Daci: Burimi / www.theguardian.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com