Në fokus

October 23, 2020 | 8:06

Gjyshërit duhen edukuar për aq kohë sa nuk janë të informuar, që organet gjenitale të nipërve askush nuk ka të drejtë t’i prekë

 

Gjyshërit janë figura më e dashur e fëmijëve dhe si të tillë duhet të jenë shumë të kujdesur në mënyrën e pafajshme se si zgjedhin t’u transmetojnë dashurinë.

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Të prekurit ‘mjaltin e mjaltit’ siç ata shprehen kur i pyesin në lidhje me nipat apo mbesat e tyre në vendet e tyre intime, nuk është dashuri, por një mënyrë uzurpuese dhe aspak korrekte në lidhje me privatësinë e tyre. Gjyshërit duhen edukuar për aq kohë sa nuk janë të informuar, që organet gjenitale të nipërve askush nuk ka të drejtë as t’i prekë, dhe as t’i shohë. Duhet treguar më mirëkuptim ndaj të diskutuarit dhe pranuarit në lidhje me këtë  fenomen, i cili në kulturën tonë është legjitimuar për shumë breza me radhë. Edhe pse mund të hasim mos kokëçarje apo të ndjerit të fyer në rastin e tyre, duhet të këmbëngulim fort që ata mos ta përsërisin si sjellje, dhe duhet të edukojmë fëmijët mos të ndjejnë ndrojtje për të kundërshtuar dhe mos pranuar.

Fëmijët duhet të dinë që jo vetëm të panjohurit nuk duhet të shkelin limitet dhe të prekin trupin e tyre, por dhe familjarët nuk kanë të drejta mbi fizikun e tyre dhe duhen refuzuar në mënyrë të qartë dhe të menjëhershme.

Sa më herët të reagojnë dhe të diskutojmë fenomene të tilla, aq më shumë fëmijët do ruajnë privatësinë e tyre dhe aq më të thjeshtë do e kenë t’u vendosin individëve të tjerë limite.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top