Me 20 vende anëtare dhe skuadra deri në 200 persona, Konfederata ofron një arenë për shkëmbimin e ideve, trajnimit profesional dhe promovimit të vlerave kulturore.
Global Fashion Progress përfaqësohet këtë vit me Presidenten shqiptare, Lidiana Koçkiçi.
Konfederata GFP, në bashkëpunim me shkollat dhe akademitë evropiane të modës dhe estetikës, siguron një platformë për trajnimin e ardhshëm të talenteve në industrinë e bukurisë dhe krijon mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim në nivel global.
Projekti VET për Ballkanin Perëndimor, një mundësi e shkëlqyer për arsimimin profesional të të rinjve. Themeluar nga Bashkimi Europian, VET kontribuon në përmirësimin dhe modernizimin e sistemeve të arsimit profesional në katër vende partnere: Shqipëri, Bosnje, Hercegovinë, Mali i Zi dhe Kosovë, për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet VET dhe tregut të punës.
Në Projektin Vet janë të përfshirë partnerë ballkanikë, biznese dhe organizata biznesi, shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, nxënës, prindër dhe ministri përkatëse.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.