Lifestyle

February 17, 2018 | 13:10

Gordon Ramsay zbulon vendin ku nuk duhet të hani kurrë

Sigurisht, Gordon Ramsay ka standarde të larta, por a ka me të vërtetë diçka që ai kurrë nuk do ta hante?

 

Duket se është më shumë një vend ku ai kurrë nuk do të hante, sesa një ushqim specifik dhe kjo është në një avion. Në një intervistë me Refinery29, Gordon zbuloi ndjenjat e tij në lidhje me ushqimin e aeroplanit dhe pse ato ndjenja mund të justifikohen. “Nuk kam asnjë arsye për të ngrënë në aeroplan” tha ai. “Kam punuar për linjat ajrore për 10 vjet, kështu që unë e di se nga vjen ushqimi dhe ku shkon dhe sa kohë zgjat para se të merret në bord”.  Çështja është që askush nuk e ka mohuar se ushqimi i aeroplanit nuk është më i miri.

Pra, çfarë duhet të bëjë një udhëtar për të shmangur urinë në mes të reve, sipas shefit të njohur botërisht? Nëse do të ishit si ai ju do të merrnit kohë për të ndaluar në një restorant italian, për pak mish dhe djathë.

“Një përzgjedhje e mirë e mishit italian, një gotë verë e kuqe, disa mollë të prera ose dardha me djathë parmixhan”, kjo sipas Gordon është mezeja e tij ideale, në aeroport.

Përndryshe, mund të hani ushqimin e aeroplanit.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top