FB

October 21, 2021 | 8:15

Gratë më të forta janë ato që luftojnë çdo ditë kundër ankthit

Ato luftojnë çdo ditë kundër ankthit, kundër frikës irracionale të mendjes së tyre, por pikërisht për këtë arsye ato janë gra të forta… më të fortat.

Ato kanë luftuar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të ndjekin betejën e tyre me forcë. Por mos i konsideroni ato si viktima të këtyre luftërave mendore, sepse ato e dinë në thellësinë e shpirtit të tyre se ato vlejnë shumë më tepër sesa demonët që jetojnë në kokat e tyre.

Ato kanë mësuar të mbajnë kokën lart në kaos, mes një mijë pasigurive, kështu që fjala “dobësi” nuk është pjesë e fjalorit të tyre. Ato janë gra të forta, sepse arritën të mbijetojnë në atë jetë të ngjashme me një fushë beteje. Patologjitë mendore kërkojnë forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm për t’i përballuar dhe për të mbijetuar.

Ato janë gra që kanë mësuar të kalojnë ditët e tyre, të gjejnë një mënyrë për të qetësuar mendjet e tyre të shqetësuara. Dhe ato vazhdojnë të mësojnë çdo ditë. Ato përpiqen të përmirësohen çdo ditë. Ato vazhdojnë me vendosmëri. Ka momente kur duket se dorëzohen. Ato pak siguri ndahen në një mijë copë. Por ato dinë të rindërtojnë veten. Fragment pas fragmenti. Me durim dhe dashuri të pafund.

Ato janë të vetëdijshme se nuk duhet të heqin dorë, ato e dinë që jeta është një udhëtim i lodhshëm plot pasiguri, por ato e dinë që ia vlen. Ato janë gra që kanë synime për të arritur. Dhe ashtu si të gjithë të tjerët ato duan të jenë vetvetja. Autentike dhe pa pretendime.

Ankthi shpesh luan me to, por ato janë në gjendje të gjejnë forcë nga vetja e tyre e brendshme. Për të reaguar. Për të rimarrë. Ankthi mund të zbrazë jetën në një moment, mund të përtypë lumturinë në një sekondë, mund të japë ndjesinë e mbytjes në ujërat e turbullt dhe të pashpresë. Por zemrat e këtyre grave të forta nuk dorëzohen. Ato lundorjnë me valët sa më mirë që munden. Ato e bëjnë këtë derisa frika që ndjek mendjet e tyre të zbehet ngadalë. Kur mendja duket se i nënshtrohet errësirës, ato kapen pas shpresës. Ato marrin frymë thellë, presin që drita të kthehet për t’i sjellë “në shtëpi”.

Ato janë gra që përpiqen të mos e harrojnë kurrë vlerën e jetës. Ato që refuzojnë t’i japin pushtet të keqes që do të donte që ato të nënshtroheshin dhe të burgoseshin. Duhet forcë dhe qëndrueshmëri për të lundruar në këtë botë, kur ankthi troket në derën tuaj çdo ditë. Duhet të jesh i fortë për ta dashur akoma jetën dhe këto gra janë.

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top