Lifestyle

July 23, 2020 | 8:14

Gratë më të papjekura të Zodiakut

Ne e shohim si një temë të pakëndshme, kur nuk ka të bëjë me meritat, por nënvizon defektet dhe janë të shumtë ata që nuk duan ta njohin veten e tyre. Padyshim që gratë më të papjekura të Zodiakut do ta kenë të vështirë ta bëjnë këtë.

Do të ishte mirë sikur të ishim të gjithë të barabartë dhe të përgjegjshëm, por jeta e përditshme dhe njerëzit që takojmë, na tregojnë se realiteti nuk është kështu.

Gratë më të papjekura të Zodiakut

Binjakët

Gratë e shenjës së Binjakëve, veçanërisht në moshë të re, e jetojnë jetën si një lojë edhe pse e dinë mirë, se shumë shpesh nuk është ashtu. Ato vazhdojnë të ngjyrosin një realitet me ngjyrat e ndritshme të “kënaqësisë së pari dhe më pas… me ndonjë detyrë”. Kështu ato rrezikojnë të shfaqen sipërfaqësore, por nuk ka rëndësi. Ato vazhdojnë rrugën e tyre.

Gaforrja

Ajo që i vë gratë e shenjës së Gaforres tek më të papjekurat e Zodiakut është emocionaliteti i tyre i ekzagjeruar. Emocionaliteti që shpesh i bën ato pak tekanjoze nëse nuk marrin atë që dëshirojnë. Rrëmujat e gjata dhe lufta e ftohtë deri sa të arrijnë qëllimin e tyre. Por ato nuk dominohen nga ligësia. Ajo e tyrja është një lloj pasigurie fëminore që i bën ato të kenë vazhdimisht nevojë për konfirmim.

Shigjetari

Gratë e shenjës së Shigjetarit janë optimiste të pashërueshme. Ato kanë tendencë të luajnë edhe në momentet më të vështira dhe ndonjëherë për këtë arsye ato shfaqen sipërfaqësore dhe të pandjeshme. Ato nuk janë në të vërtetë, por nevoja e tyre për butësi i bën ato të mos i kushtojnë shumë rëndësi një situate. Për më tepër, fryma e tyre e lirë bën që ato të mos shfrytëzohen lehtë. Vetëm kur ato bien vërtet në dashuri, ato janë të gatshme të ndalojnë dhe të zënë rrënjë. Por kini kujdes të mos i mbytni me xhelozi ose të rrezikoni t’i shihni që të heqin dorë që në vështirësinë e parë.

Peshqit

Midis grave më të papjekura të Zodiakut nuk mund të mungonin ato të lindura nën shenjën e Peshqve. Romantike, ëndërrimtare, ato nuk përpiqen që ta shohin realitetin ashtu siç ai është.

Në këtë pikë, në vend që të përballen me të, ato rrinë në botën e tyre të fshehtë. Atje gjithçka është e qetë dhe në harmoni dhe ato presin që të kalojë stuhia. Ato u besojnë të tjerëve detyrat më të mprehta, jo për egoizëm, por ato thjesht nuk janë në gjendje të përballen vetë me situatat e vështira. Me kalimin e viteve ato do të jenë në gjendje të shndërrojnë frikën në mençuri, por ato gjithmonë do të mbesin shpirtra të ndjeshëm dhe delikatë.

 

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top