Teste

July 23, 2020 | 9:02

Test / A mund ta shihni fëmijën në këtë imazh?

Në këtë imazh gjendet një fëmijë, a mund ta shihni? Në pamje të parë duket si një foto normale që përshkruan një burrë dhe një grua të përqafuar në bregun e një liqeni.

Një imazh që mund të jetë si shumë të tjerë, por në realitet nuk është sepse përmban një sfidë vizuale që shumë e kanë quajtur të vështirë për t’u deshifruar. E besoni apo jo, në këtë imazh fshihet edhe një fëmijë dhe detyra juaj është ta gjeni atë brenda pak sekondash.

Shikoni foton dhe numëroni  deri në pesë. E shihni?

Nëse e keni gjetur atë, do të klasifikoheni tek njerëzit me shikim dhe mendje të mprehtë sepse deri tani, sipas krijuesit të këtij iluzioni optik, vetëm 25% e njerëzve kanë qenë në gjendje të shohin një fëmijë në imazh.

Iluzionet optike përdoren për të ushtruar neurone në trurin tonë dhe për të përmirësuar mprehtësinë vizuale. Edhe pse kjo mund të duket si një lojë pa kuptim, në realitet është gjithmonë mirë të stërvitemi me sfida që na bëjnë të mendojmë dhe analizojmë.

Nëse pas këtyre 5 sekondave ende nuk arrini të shihni gjë, atëherë ju japim një këshillë të vogël: këmbët janë në fillim të degëve të pemës dhe hunda në fund. Po tani e shihni?

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top