Këshilla & Arsye

March 22, 2020 | 14:23

Gresantina Demaj: COVID-19, mënyra për të ruajtur shëndetin tuaj mendor

 

Panik. Radhë në supermarkete. Lajm i keq kudo. Çfarë saktësisht ndodh?
Shmangni leximin e artikujve ose dëgjimin dhe shikimin e lajmeve që ju shkaktojnë shqetësime mendore. Ne të gjithë kemi tendencë të shohim në fillim të keqen. Ajo na tërheq. Është natyra njerëzore, duhet një përpjekje e vetëdijshme për ta kapërcyer atë.

Gresantina Demaj, psikologe e shëndetit mendor

Gresantina Demaj, psikologe e shëndetit mendor

Disa sugjerime të thjeshta për të ndihmuar të mbajmë veten në ekuilibër përkundër zhvillimeve në koronavirus janë:

Informacion i kufizuar dhe i vlefshëm. Nuk do të më ofrojë asgjë më shumë se një përditësim 10 orë se sa një të tillë për 1 orë. Sigurohuni që burimet të jenë të vlefshme, pasi imazhet ose titujt e ndryshëm krijojnë panik të panevojshëm.

Shmangni panikun. Ai ju çon në rezultate të kundërta. Nëse ndjehesh i shqetësuar ose i prekur nga paniku, nuk është e paarsyeshme, fillimisht duhet ta pranoni. Pastaj, kini parasysh se është e pamundur të jesh edhe në gjendje paniku dhe i qetë në të njëjtën kohë. Kështu që sabotojeni panikun tuaj me frymëmarrje të ngadalta të thella që sjellin trupin në relaks (sugjerohet frymëmarrja e thellë , me ngadalë, duke fryrë vetëm barkun dhe jo mushkëritë).

Vazhdoj të jetoj. Gjithmonë ekziston një situatë që është negative, e pakëndshme, stresuese. Kështu që nuk pres që gjithçka të jetë e mirë që të vazhdoj të jetoj. Krijojeni dhe përshtatni botën tuaj çdo herë sipas rrethanave.

Karantinë / Aktivitete. Disa  ide si të shmangim stresin që grumbullohet nga izolimi në shtëpi, duke ndihmuar veten dhe individët e familjes tonë të kenë një gjendje psikologjike të stabilizuar:

Zgjidhni libra që ju pëlqen të lexoni.

Planifikoni udhëtime në natyrë (p.sh. shëtitja në det ose ne natyrë).

Konkurroni në programet e fitnesit në internet me bashkëshortin / të dashurën tuaj ose bëni diçka të ngjashme me fëmijët.

Pikturoni lirshëm një mur të vjetër të shtëpisë ose në një fletë.

Pastroni shtëpinë jo vetëm, por me partnerë (fëmijë, të dashurën, burrin).

Organizoni një konkurs “Talent i familjes” ose “Miqtë e mi kanë talent”.

Qetësohuni dhe përkëdhelni fytyrën / trupin / mendjen tuaj në kohën e banjës në shtëpi.

Nëse keni fëmijë të vegjël, kërkoni që të shpjegojnë se çfarë është  koronavirus përmes një vizatimi.

Mundësi për të trajnuar me çiftin tuaj në vallëzime të ndryshme dhe vallëzimi me fëmijët.

Praktikoni gatimin dhe lërini fëmijët të eksperimentojnë. Koha për të pastruar ka plot!

Trajnoni qenin / kafshën shtëpiake që keni.

Krijoni një atmosferë romantike me partnerin/en tuaj.

Lërini fëmijët të organizojnë një festë dhe bëhuni pjesë e festës së tyre.

Organizoni një ditë kujtimesh të lojërave të vjetra në grupe (kërcim me litar, telefon të thyer, gjueti të humbur të thesareve etj,).

Përgatituni për projektet tuaja të punës / shkollës.

Luani lojëra në tryezë (Letra Uno, Monopoli, Domino etj,).

Bëni një piknik në oborrin e shtëpisë tuaj.

Lojëra të krijuara nga fantazia juaj, shfaqje teatrale,

Pazzle. Mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijën dhe veten të angazhuar.

Filma dhe kokoshka. Zgjidhni një orë të ditës për të parë të gjithë familja së bashku një film, dhe më pas mund të diskutoni dhe të bëni një analizim rreth filmit, aktorëve, mesazhit që ju përcolli si film etj.

Foto dhe video të vjetra. Hapni albume me fotot tuaja të vjetra nga fëmijëria juaj dhe më gjerë. Shikojini ato me fëmijët tuaj. Tregojuani si keni qenë më i ri, tregojini gjyshërit  kur ishin të ri, tregoni atyre për kohët e vjetra, tregoni histori për vendet që keni vizituar dhe gjërat që keni bërë.

Mësoni një gjuhë të re.

Praktikoni meditimin dhe Yoga.

Xhironi momentet që jeni duke kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi me familjen tuaj, duke krijuar një video të gjatë kujtimesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top