Në fokus

March 21, 2020 | 18:33

Elizabeta Dodaj: Pro jetës, 21 Marsi, dita botërore e Sindromës Down dhe problematikat në Shqipëri

 

Sindroma Down është një nga çrregullimet më të zakonshme dhe më të njohura kromozomale te njerëzit dhe shkaku më i zakonshëm i aftësisë së kufizuar intelektuale. Sindroma Down është e lidhur me pamjen karakteristike të fytyrës, aftësinë e kufizuar intelektuale, dhe tonin e dobët të muskujve (hipotoni) që në foshnjëri. Shkaktohet kryesisht nga trizomi e kromozomit 21 dhe kjo është trizomia më e zakonshme midis lindjeve të gjalla. 

Msc. Elizabeta Dodaj Fizioterapiste në spitalin rajonal Elbasan. Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Elbasan

Msc. Elizabeta Dodaj
Fizioterapiste në spitalin rajonal Elbasan
Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Elbasan

Kjo anomali kromozomale çon në defekte strukturore dhe funksionale tek të gjithë fëmijët me Sindromën Daun. Këta fëmijë shfaqin një profil specifik të zhvillimit motorik dhe intelektual.

 

Zhvillimi i fëmijëve më Sindromën Daun është i ngadaltë në krahasim me fëmijët normalë, për më tepër zhvillimi i tyre motorik ndodh në një sekuencë jonormale. 

Fizioterapia, terapia e zhvillimit dhe logopedia e hershme paraqet një ndihmesë të madhe tek këta fëmijë, duke zhvilluar kështu një potencial më të madh intelektual dhe motorik për të gjitha fazat e zhvillimit. Bashkëpunimi me fëmijët është i vështirë për shkak të moshës së vogël kur fëmijët paraqiten në terapi, dhe kjo cenon ecurinë dhe zhvillimin e tyre, por fillimi sa më herët i terapisë është një sfidë me kohën për fëmijët, pasi sa më herët të fillohet terapia aq më shpejt ata integrohen në shoqëri. 

Sindroma Daun nga shumë njerëz shihet si një sëmundje, por nuk është një sëmundje. Ajo është një problematikë globale, dhe apekti social luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi mosinformimi çon në izolim të këtyre fëmijëve. 

Në Shqipëri përveç ekonomisë së ulët që kemi, ekziston mos njohuria mbi këtë sindromë, prandaj duhet filluar gjithçka me informimin e popullatës, me edukimin e tyre, që kjo sindromë nuk është sëmundje, këta fëmijë nuk janë të sëmurë, por janë fëmijë që duan dashuri ngrohtësi mbi të gjitha ndihmë për t’u zhvilluar, dhe për të mos mbetur pas jetës sociale. Qendrat rehabilituese ofrojnë mbështetje duke filluar nga prindërit dhe më pas tek fëmija. Për zhvillimin e tyre janë të domosdoshme terapitë e përditshme derisa ata të fitojnë pavarësinë fizike dhe motore, por më e rëndësishmja është empatia njerëzore, afrimi social angazhimi në jetën sociale dhe krijimi i një ambienti përfshirës për ata.

img_7787

Të mos i gjykojmë njerëzit nga diagnoza e tyre sepse kështu humbasim aftësinë të shikojmë të bukurën dhe të veçantën tek ata, të propagandojmë për jetën, të duam çdo formë jete që Zoti krijon, t’u japim dorën, sepse forca dhe bukuria e njeriut qendron në aftësinë që ne kemi të ndihmojmë dhe pranojmë çdo formë të bukur njerëzore, pavarësisht pamjes apo numrit kromozomal, sepse një kromozom më shumë nuk bën diferencën nga pjesa tjetër e botës, as nuk mënjanon jetën! 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top