FB

September 3, 2026 | 13:00

Grindjet në familje, rrezikojnë sistemin imunitar të fëmijëve

Trupi mbrohet nga stresi çdo ditë, por mund shkaktojë efekte negative që i prek të gjithë anëtarët e familjes. Ky është rezultati i një studimi që ka përfshirë një numër të lartë familjesh me fëmijë të moshës rreth 5 vjeç, të cilët ishin pjesë e programit “All children in Southeast Sweden stud”.

femije-grindje-prinderit

Studimi u krye nga studiuesit e “Jonkoping University” dhe u botua në revistën “Journal of immunology”. Studiuesit zbuluan një rritje të kortizolit te fëmijët që jetonin në familje me nivele të larta të stresit të përditshëm. Veç kësaj, studiuesit zbuluan se ndikimet negative të stresit prekin në atë pikë sistemin imunitar të më të vegjëlve, sa që dobësojnë organizmin duke e bërë kështu më pak rezistent ndaj sulmit të të gjithë agjentëve patogjenë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top