Mirëqenie

January 12, 2018 | 9:49

Gripi dhe kujdesi që duhet treguar nga diabetikët dhe të sëmurët me hipertension

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje, janë këto disa nga simptomat e gripit. Ato nisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë deri në dy javë. Shumica e njerëzve shërohen shpejt, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin.

1

Këto shenja nuk duhet të nënvlerësohen. Kështu, personat që kanë vështirësi në frymëmarrje, nxirje të buzëve mund të paraqesin pneumoni të rënda, që i rrezikojnë jetën, ndaj edhe duhet të marrin trajtim shëndetësor të specializuar. Sakaq, ata që kanë probleme me hipertensionin rekomandohet që të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tensionit dhe ata që janë diabetikë duhet të matin në mënyrë të rregullt vlerat e sheqerit në gjak. Një rëndësi të veçantë paraqet edhe regjimi ushqimor. Rekomandohet që këtë periudhë të konsumohen produkte apo ushqime që fuqizojnë sistemin tuaj imunitar.

Bajamet

Bajamet janë një burim i lartë i fibrave dhe burim natyror i proteinave. Ato përmbajnë folatë dhe hekur dhe janë të pasura me vitaminë B2 dhe magnez, të gjitha këto kontribuojnë në reduktimin e lodhjes.

Vezët

Vezët përmbajnë folate dhe janë një burim i mirë i vitaminës B12, të cilat janë thelbësore për shëndetin mendor. Shtimi i vezëve në dietën tuaj, gjithashtu sjell një dozë vitaminë D, të nevojshme në këtë periudhë të ftohtë.

Spinaqi

Perimet janë një mënyrë e thjeshtë për të siguruar që jeni duke maksimizuar gjumin për të mbajtur sistemin tuaj imunitar të aktivizuar.”Nëse jeni duke vuajtur nga dëshpërimi që sjell dimri, ia vlen të siguroheni që trupi juaj të jetë i pajisur me hekur të mjaftueshëm, sepse mungesa e këtij minerali kyç mund të na bëjë të lodhur, madje edhe kur ne jemi duke fjetur”, këshillojnë specialistët e shëndetit. Duke konsumuar spinaq, ju siguroni hekur dhe gjithashtu një pasuri ushqyese si folati dhe vitamina C, që ndihmojnë në reduktimin e lodhjes.

Këshilla për të sëmurët me grip

• qëndroni në shtëpi

shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë ku është e mundur

• konsumoni shumë lëngje

• shmangni alkoolin

• ndaloni duhanin

• hani nëse është e mundur disa vakte gjatë ditës.

PANORAMA

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com