Në fokus

July 26, 2018 | 13:27

Gruaja e abuzuar nga njerku i saj, nga mosha 4-17 vjeç, fiton të drejtën e kompensimit

Viktimat e krimit që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi me sulmuesit e tyre do të kenë të drejtën e kompensimit pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës së Apelit.

Gjyqtarët e lartë thanë se rregulli i ashtuquajtur “e njëjta çati”, i cili mohoi kompensimin për ata që jetonin në të njëjtën shtëpi me sulmuesin e tyre, para vitit 1979, është ‘i papajtueshëm’ me ligjet e të drejtave të njeriut.

Gjykata mori vendimin e saj, në rastin e çështjes së një gruaje që pësoi abuzim serioz seksual  nga njerku i saj.

Gruas, të identifikuar vetëm si JT për arsye ligjore, iu mohua e drejta për kompensim, pasi ajo ndau një shtëpi me të edhe pse një tjetër viktimë e njerkut së saj mori kompensim.

Njerku i JT, i cili e ka keqtrajtuar atë nga mosha katër deri në 17 vjeç, u dënua për tetë vepra penale, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale në vitin 2012 dhe u burgos për 14 vjet.

Por, kur ajo aplikoi tek Autoriteti i Kompensimit të Dëmtimeve Penale, i cili paguan dëmet për viktimat e dhunës, asaj iu refuzua shpërblimi për shkak të ligjit.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top