FB

July 20, 2022 | 8:15

Gruaja që bëri sakrificën e fundit për një përqafim të dashur 3000-vjeçar…

Gruaja u varros me dëshirë e gjallë për të shoqëruar burrin e saj në botën tjetër, besojnë arkeologët. Ekspertët e autopsisë thonë se nuk do të ishte e mundur të vendosej trupi i gruas në një vend kaq të dashur nëse ajo kishte vdekur.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Ekspertët thonë se është e mundur që gruaja zgjodhi të vdiste dhe të varrosej me burrin e saj. Ata besojnë se ajo mund të ketë pirë helm ndërsa u ngjit në varr dhe përqafoi partnerin e saj të vdekur së fundmi. Dyshja, nga kultura parahistorike Vysotskaya – ose Wysocko – u gjet pranë fshatit Petrykiv, në jug të qytetit të Ternopilit në Ukrainën perëndimore. Profesor Mykola Bandrivsky – i cili kreu një studim të “varrimeve të çifteve të dashuruar” – tha:

“Është një varrim unik, një burrë dhe një grua janë atje, duke përqafuar fort njëri-tjetrin. Të dyja fytyrat po shikonin njëra-tjetrën, ballët e tyre po prekeshin. Gruaja ishte shtrirë, me dorën e djathtë duke përqafuar me butësi burrin, me kyçin e dorës në shpatullën e tij të djathtë. Këmbët e gruas ishin të përkulura në gjunjë – të shtrira mbi këmbët e shtrira të burrit. Të dy të vdekurit ishin të veshur me stoli bronzi dhe pranë kokave ishin vendosur disa sende qeramike – një tas, një vazo dhe tre destra”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top