Në fokus

December 23, 2020 | 8:10

Gruaja shqiptare, roli i saj i rëndësishëm për brezat

Gruaja shqiptare gjithmonë është parë si një simbol i virtytit, punës, i sakrificës, besës dhe përkushtimit. Përgjatë kohërave në histori, ato kishin fatin të ishin edhe në instancat drejtuese të tregojnë se janë të afta të udhëheqin. Gruaja shqiptare është paraqitur si një mbrojtëse e vlerave shtetërore, familjare dhe shoqërore.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Gruaja si nënë është një model i pashlyeshëm jo në shoqërinë shqiptare, por kudo që ekziston roli i nënës ajo merret si simbol dhe shembull. Arsimimin mund ta marrin në institucione edukuese, por bazat fillestare të sjelljes ne i marrin nga familja dhe nëna. Ato luajnë rol kyç në shoqëri.

Mirëpo shoqëria shqiptare në modelet ndërbreznore ka qenë pak e ashpër me të dhe për të, duke e lënë në rrafshin e ngurtë të shoqërisë. Në kanun ajo është paraqitur si një objekt që vetëm duhet të bindet, (madje nuk ka as të drejtën e pronës që nga Kanuni i Lekë Dukagjinit: Gruaja shqiptare farë trashëgimi s’ka tek prindja, as më plang, as në shpi- kanuja e xen gruen si një tepricë në shpi) përgjatë zhvillimit të historisë ajo arrin të marrë një rol aktiv përgjatë sistemit komunist duke u rivendosur në shoqëri.

Pas viteve 1990 gruas dhe vajzave shqiptare iu dha mundësia për të tentuar të ketë rol të barabartë gjinor, por ende e shoh të vakët në kontekstin tonë. Në histori, shumë emra të grave të vyeshme, brenda trojeve shqiptare të Ballkanit por edhe jashtë këtyre përkufizimeve, ishin dhe janë akoma të rëndësishme, të pazëvendësueshme dhe shumë aktive në bërjen e politikave kombëtare, në promovimin e vlerave kulturore e shkencore me prefiks kombëtar, por edhe në forma tjera të veprimit për të çuar tutje çështjen shqiptare.

Pozitat e gruas në shoqëri varen së tepërmi edhe nga shpirti i popullit, i cili evoluon në vazhdën e zhvillimeve historiko-kulturore. Një femër sot është një vajzë, një grua, motër, bashkëshorte, mjeke, gazetare, politikane, misionare, mësuese, artizane etj., dhe për të ofruar më të mirën e saj në familje dhe shoqëri. Ajo duhet të jetë e pranishme, aktive në rolin e saj dhe me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi të ofrojë modelin dhe kontributin e saj.

Gruaja e ofron modelin e saj pa u lodhur çdo ditë, por a vlerësohet nga burrat? Sepse kemi të gjithë nevojë për një jetë më të mirë, për një jetë në paqe, për dialog, bashkëpunim për brezat në vijim. Pa gra dhe vajza ne nuk do mund të jemi dot të realizuara si pjesëtare të shoqërisë së cilës i përkasim.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top