FB

August 2, 2021 | 8:20

Gwyneth Paltrow dhe menopauza, ja receta e smoothie-t të saj për të “kontrolluar metabolizmin”

Aktorja, në faqen e saj Goop (ku shet gjëra të ndryshme: nga kremrat tek suplementet), propozon një recetë për smoothien “kontrollues të metabolizmit”.

Gwyneth Paltrow përpiqet të thyejë një tabu. Atë të menopauzës. Gratë flasin pak për të dhe megjithatë për disa (si vetë aktorja, e cila hyri në perimenopauzë në moshën 43 -vjeçare) ajo vjen shumë shpejt. Në çdo rast, ajo është një fazë e jetës që sjell ndryshime fizike dhe mendore. Një dietë e ekuilibruar, stërvitje fizike dhe një mjek që ju udhëzon janë të domosdoshme. Paltrow, në faqen e saj Goop ofron një recetë që me sa duket është e jashtëzakonshme për kontrollin e peshës.

Siç ka bërë edhe në të kaluarën, ajo përpiqet të përqendrojë vëmendjen në një moshë që është e bukur dhe që nuk duhet të ballafaqohet me frikën. Receta e saj? Koncentrat kanelle, pastaj borzilok i cili përdoret gjerësisht në kuzhinën mesdhetare dhe juglindore për aromën e tij: në traditat e fesë hindu konsiderohet një bimë e shenjtë që identifikon Lakshmin, nusen e Vishnu, një simbol të harmonisë, bukurisë dhe perëndeshës së pjellorisë. Dhe pastaj? Boronica, kakao, avokado. Gwyneth është e bindur se kjo recetë e ndihmon shumë metabolizmin…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top