Pas ndarjes së saj nga Chris Martin, Gwyneth Paltrow nuk donte të martohej përsëri. Por pasi u takua me Brad Falchuk mendimi i saj ndryshoi. Fundjavën e kaluar, fituesja e Oscar dhe producenti televiziv kurorëzuan martesën e tyre në një ceremoni private, në Hamptons.
“Mendoj se martesa është me të vërtetë e bukur, institucioni fisnik dhe i vlefshëm, kërkim dhe përpjekje,”-tha Paltrow për Marie Claire UK. “Nuk mendoj se vetëm martohesh dhe kaq. Unë mendoj se është një fillim i ri. Ju krijoni një entitet të tretë, për të cilin duhet të kujdesesh dhe ta mbash gjallë.”
“Për një kohë, mendova, se nuk do të isha më në gjendje ta bëja përsëri,”-vazhdoi ajo. “Unë kam fëmijët e mi. Dhe pastaj takova këtë njeri të pabesueshëm, i cili më bëri të mendoj që ia vlen të martohesh përsëri,”-tha Paltrow.
Aktorja dhe Martin kanë një vajzë 14-vjeçare Apple dhe djalin 12-vjeçar Moses. Ata u ndanë në vitin 2014 dhe finalizuan divorcin në vitin 2016. Falchuk gjithashtu ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.
Aktorja dhe Falchuk u takuan në grupin e Glee në vitin 2010 ku 47-vjeçarja ishte në një shfaqje. Ata u lidhën për herë të parë në vitin 2014 pas ndarjes së Paltrow nga Martin. Ndërsa lidhjen e bënë publike në vitin 2015 në ditëlindjen e yllit të Iron Man, Robert Downey Jr, i cili ishte i ftuar në dasmën e tyre.
“Unë dua të jem një bashkëshorte. Më pëlqen të krijoj familje,”-shtoi ylli i Hollywood.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.