Në fokus

October 4, 2018 | 11:07

Mesazhi frymëzues i bashkëshortes së Dr. Florit: ‘Kromozomi shtesë nuk e zvogëloi dashurinë ndaj tij, përkundrazi e shtoi edhe më shumë’

Tetori është muaji që i përkushtohet fushatës së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për Sindromën Down. Shumë njerëz ndajnë mesazhe sensibilizuese apo dhe historitë e tyre që i lidhin me këtë sindormë. Një ndër to është dhe bashkëshortja e të ndjerit Dr.Flori.

Në një kujtim që Blerina, ish-bashkëshortja e të ndjerit, Dr. Flori, kishte ndarë për ndjekësit e saj, ishte edhe ky mesazh prekës dhe sensibilizues në të njëjtën kohë, i vënë ‘në gojën’ e të voglit të saj Daniel, drejtuar babait të tij të paharrueshëm Dr. Flori:

Mesazhi që shkruan Blerina:

‘Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pëlqen kaq shumë.

Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos…Kisha vetëm 4 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë…I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë.

Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: “Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!” A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë.

Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time Kaltrinën dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë “Braaavooo Daniel!”, të kërcej kur dëgjoj këngët e mia të preferuara dhe më kryesorja të dëgjoj fjalët e bukura të mamit tim e cila më thotë shpesh që jam një bekim i madh, dhurata më e bukur që Zoti i dhuroi!

Ky është vetëm një nga postimet që Blerina bën herë pas herë në Instagramin e saj ku ndan momente të veçanta të Danielit por edhe të motrës së tij Kaltrina.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top