Këshilla & Arsye

October 4, 2018 | 10:39

Shkaktarët e dobësimit të shikimit…

Askush nuk dëshiron që shikimi i tyre të përkeqësohet. Megjithatë, pothuajse të gjithë ne bëjmë gabime që na lëndojnë sytë gati përditë. Ja disa zakone të dëmshme, të cilat duhet ti shmangni nëse nuk doni që të dëmtoni cilësinë e shikimit tuaj:

  1. Përdorni produktet kozmetike për një kohë të gjatë

Mjekët e syve rekomandojnë heqjen e kozmetikës për sytë, nëse i keni përdorur më shumë se tri muaj. Arsyeja është e thjeshtë: bakteret që grumbullohen mbi to mund të shkaktojnë infeksion.

  1. Hani shumë grurë

Gruri çon në rritjen e niveleve të insulinës në trup. Kjo patjetër ndikon në zhvillimin e syve.

  1. Përdorini ilaçe me pika për sytë pa recetë

Pikat mund të jenë vetëm një lehtësim i përkohshëm. Për shkak se kjo metodë nuk do t’ju ndihmojë me problemin aktual, ju rekomandojmë që të shihni një specialist përpara se të blini ilaçe të tjera me pika për sytë.

  1. Nuk pini ujë mjaftueshëm

Nëse pini më pak se 8 gota ujë në ditë, trupi fillon të vuajë nga dehidratimi. Kjo çon në një prodhim të ulët lotësh, prandaj sytë thahen.

  1. Nuk përdorini syze dielli gjatë dimrit

Mjekët paralajmërojnë se rrezatimi UV që reflektohet nga akulli dhe dëbora mund të bëhet arsyeja për të ashtuquajturën verbim. Simptomat janë ënjtje, shikim të dyfishtë, etj., kjo është arsyeja pse okulistët rekomandojnë mbajtjen e syzeve të diellit edhe gjatë dimrit.

  1. Nuk flini mjaftueshëm

Nëse sytë tuaj nuk kanë pushuar mjaftueshëm, mund të keni simptoma të tilla si shikim të turbullt, qese të zeza poshtë syve dhe tension nervor.

  1. Kur lexoni, librat i mbani shumë afër syve

Shkencëtarët shohin një lidhje të fortë midis mënyrës se si një person lexon dhe gjendjen e shikimit të tyre. Studiuesit janë të bindur se njerëzit që nuk mund të kalojnë një ditë pa një libër dhe t’i mbajnë ata shumë afër fytyrave të tyre kanë shpesh probleme me shikimin.

  1. I kruani dhe i fshini vazhdimisht sytë

Kjo do t’ju japë lehtësim të përkohshëm. Megjithatë, nëse i fshini sytë rregullisht, mund të ndryshoni formën e kornesë.

  1. Punoni në kushte të vështira

Shkencëtarët besojnë se këto simptoma janë të zakonshme në mesin e njerëzve që punojnë në një atmosferë emocionalisht të paqëndrueshme. Njerëzit që e duan punën e tyre zakonisht nuk kanë ankesa për sytë.

  1. Harroni të hiqni lentet e kontaktit

Kornea juaj merr oksigjen nga ajri kur jeni zgjuar dhe merr lagështi nga lotët kur jeni në gjumë. Por, kur ju mbani lente kontakti për 24 orë, kornea nuk ka një burim të elementëve të nevojshëm, kështu që ajo bëhet më e dobët.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top