Një melodi shijesh, krijuar me kujdes dhe pasion, për të frymëzuar çdo zemër që kërkon një pjesë të vogël të parajsës në tokë. Jemi në Hamë Restorant, në zemër të ish-Bllokut. Një ambient mikpritës në hapësira të brendshme dhe të jashtme, mes gjelbërimit ekzotik dhe arredimit klasik e tradicional, ftues për një drekë apo darkë mbresëlënëse. Për themeluesin e Hamë Restorant, Ilir Dushkaj, të cilin e njohim si bar-man-in e pijeve dhe koktejleve të mrekullueshme, kjo sipërmarrje sjell unicitetin e recetave të gadishullit italian, sipas menuve stinore dhe sugjerimet e Shef Ladit, me 35 vite përvojë.
Hamë Restorant ofron pjatat tradicionale të ushqimit, nga të gjitha krahinat e Italisë. Që nga pastat, picat, recetat e peshkut apo mishit, deri tek pijet klasike apo koktejlet e sugjeruara sipas menusë së pjatave.
E krijuar me pasion dhe ekspertizë nga shefi i talentuar, çdo pjatë në Hamë Restorant është një festë shijesh dhe përbërësish autentikë italianë. Një menu stinore e orientuar nga shefi Ladi, shoqëruar me kombinimin perfekt për çdo pjatë me përzgjedhjen e gjerë të pijeve. E veçanta e menusë në Hamë Restorant qëndron në ofrimin e 60 llojeve raki dhe grapa, si dhe verërave të abinuara, nga e kuqja e fortë deri tek e bardha e freskët, të pranueshme për xhepin e kujtdo, deri tek ato superiore.
Zbuloni kuzhinën autentike italiane në zemër të ish-Bllokut!
Adresa: Rruga “Pjetër Bogdani”, Pallati nr. 1, Tiranë
Cel: +355 69 662 2228
E-mail: [email protected]
Facebook Hamë Restaurant
Instagram hame_restaurant_tirana
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.