Mirëqenie

January 2, 2018 | 16:45

Hani këtë lloj yndyre për të rënë në peshë

Sipas Harvard University dhe dr. OZ:

1

Pjatat e Petrit ne Harvard University zbuluan një përbërës të veçantë. Derek Evans, flet për këtë zbulim. Ai zbuloi se përse dhjami në trupin tuaj nuk i përgjigjet dietave dhe ushtrimeve fizike (për ata që e kanë këtë problem). Ai sqaroi gjithashtu se përse dhjami nën krahë, vithe dhe stomak është kaq i vështirë për t’u hequr.

Bëhet fjalë për një dëmtim sinjali.

Kemi mësuar se qelizat yndyrore janë balona të mbushura me yndyrë. Por kërkimet tregojnë se qelizat yndyrore ‘ flasin’. Ato i tregojnë njëra- tjetrës se kur duhet të çlirojnë yndyrën që përmbajnë. Dr. Michael A. Smith, sqaron se qelizat yndyrore janë komplekse. Ato kanë receptorë në sipërfaqe që i lejojnë ato të japin dhe marrin sinjale. Kur qeliza yndyrore merr sinjal që të çlirojë yndyrë, ato japin mesazhe edhe në organe të tjera si mëlçi, në muskuj gjithashtu, etj; duke i detyruar ato që të çlirojnë yndyrën si burim energjie. Pra jo vetëm që komunikojnë me njëra -tjetrën, por edhe me muskujt për energji.

Pse vlen kjo?

Me kalimin e moshës, bëhet më e vështirë për qelizat yndyrore që të marrin dhe japin këto mesazhe. Ne mund të ushqehemi mirë, të numërojmë kaloritë, të shmangim karbohidratet, por nëse qelizat e yndyrës brenda trupit tuaj nuk marrin sinjale për të çliruar yndyrën, nuk ka rezultat. Inflamacionet dhe çrregullimet hormonale, stresi, ushqimi i përpunuar dhe toksinat mjedisore, dëmtojnë receptorët në sipërfaqen e qelizave tuaja yndyrore. Dhe kjo vret mundësinë për të marrë sinjalet e çlirimit të yndyrës.

Edhe nëse ushqehemi mirë.

Por shkenca sot ka një zgjidhje për të risjellë komunikimin e qelizave yndyrore. Në 2008, kërkuesit në Harvard University zbuluan një molekulë natyrale të quajtur acidi palmitoleik. Jam e bindur se po ju shkon në mendje vaji i super diskutuar ‘Omega3’. Ky është një ‘ kushëri’ i Omega 3. Por më i fuqishëm.

Shkencëtarët e quajtën Omega 7.

Kur shkencëtarët vendosën qeliza yndyrore në pjata petri dhe shtuan Omega 7, yndyra filloi të dilte nga këto qeliza. Mbi të gjitha, nevojitej një sasi e vogël e saj për të patur rezultate. Jo vetëm kaq, por ishte i aftë të përmirësonte nivelin e sheqerit në gjak dhe të reduktonte kolesterolin e keq me 11%. Nga ai moment, Harvard University është në kërkim të patentimit të Omega 7, por nuk e ka arritur ende pasi mendoni se sa suplemente ‘ shkrirëse të dhjamit’ që reklamohen çdo ditë, do mbeteshin pa shitur.

Edhe dr.Oz bëri një eksperiment në emisionin e tij. Në Australi, eksperimenti u bë me minj. Dy grupe minjsh u ushqyen me të njëjtat ushqime. Por njërit grup iu dha Omega 7. Ai e transmetoi eksperimentin edhe në emision ku u pa ndryshimi drastik. U studiua gjithashtu edhe ndikimi i Omega 7 tek pacientët me inflamacion dhe u pa se ai u zvogëlua me 73% në 30 ditë. Jo vetëm kaq, por përdorimi i tij, ndikon në hormonet që ju bëjnë të ndiheni të ngopur me 26%. Ju bën të konsumoni ushqim 16% më pak. Rrit edhe prodhimin e kolagjenit, duke ju bërë të ndiheni më të rinj.

Kini parasysh të gjeni këtë vaj të nxjerrë me sistemin e ftohtë. Sa më i pastër, aq më shpejtë lidhet me oksigjenin dhe nxehtësinë. Nuk gjendet lehtë në market, pasi është produkt që nuk qëndron gjatë në rafte ushqimore. Ndërkohë ky universitet ka prodhuar një formë të sigurtë të saj të quajtur Ultra Omega Burn (përmendet edhe në programin e dr. Oz).

Ndërkohë burimet e kësaj yndyre janë arrat, makadamia, vezët, vaj i pastër ulliri dhe gjalpi i fshatit.

Marrë nga web-i: Mësimet e Diolës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top