Marrëdhënie

January 2, 2018 | 16:25

Për ty, por mbi të gjitha për mua!

1

Anisa Zaqe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Anisa Zaçe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Është fundvit.
Le të ngremë një dolli.
Le t’i trokasim gotat, si tregues i hershëm i gëzimit dhe festës.
Të ngremë gotat për ata që nuk na mposhtën dot, as këtë vit. Por me armiqësinë dhe mungesën e dashurisë në zemrat e tyre, na mësuan shumë edhe këtë vit.
Të ngremë një dolli për ata që na duruan, që na mbështetën, që nuk na i kursyen kurrë duartrokitjet edhe për më të voglat arritje, edhe këtë vit.
Për ata që me përqafime, na e kthyen buzeqeshjen e humbur.
Për ata që na shoqëruan, që na ruajtën krahët, ata që nuk i humbëm as këtë vit.
Për ata që këtë vit erdhën, po për të mos ikur. Për miqtë e rinj, që i bën vetes vend.
Për këdo që na e ndryshoi ritmin e rrahjeve të zemrës në kraharor nga lumturia dhe emocionet e bukura.
Për familjen, jo vetëm atë të gjakut, po për atë të madhen. Për të gjithë ata që janë shumë më shumë se sa lidhje gjaku.
Për miqtë, ata të vërtetët, ata që treguan se janë kuptimi i një jete të lumtur, edhe këtë vit.
Së fundmi, për veten, edhe këtë vit, edhe atë tjetrin që do vijë.
Çdo vit !
Të duam veten më shumë, ta vlerësojmë veten më shumë, se nga dashuria për veten nis çdo gjë. Të duam atë që shohim në pasqyrë, profesionin që kemi zgjedhur, dhe vendin të cilit i përkasim. Vetëm kur t’ja kemi mësuar vlerat vetes, do arrijmë të jemi të aftë për të ndihmuar, do jemi të aftë për të dhuruar dashuri dhe tek të tjerët. Sepse vetëm duke qenë të mirë me veten, do mund të jemi të mirë edhe me të tjerët. Sepse ata që na rrethojnë meritojnë më të mirën, ne duhet t’jua japim veten të mbushur me dashuri e pozitivitet, pa ankesa, pa mëri. Të mundemi të jemi ashtu siç e meritojnë ata që më së shumti duam!

Për një vit të ri, të qeshur. Ku mos t’ju mungojë guximi, forca, buzëqeshja. Për një vit siç jua duan zemrat. Për një vit plot dashuri e miq!

Për ty, po mbi të gjitha për mua…që të mund të jem plot diell për ata që diellin s’ma kursyen kurrë edhe kur veç stuhi e furtunë kisha.

Gëzuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top