Këshilla & Arsye

July 20, 2018 | 8:49

Helmimi nga dielli, shenjat që nuk duhen anashkaluar

Qëndrimi për shumë kohë në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, nga një dehidratim i lehtë, në sfilitje nga i nxehti, ose më keq, goditja nga i nxehti.

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u mbrojtur nga dielli – keni vënë kapele, syze dhe krem kundra diellit – sërish ka pasoja qëndrimi për një kohë të gjatë në diell.

Nuk ka ndonjë gjë më të “mirë” se djegiet nga dielli – por patjetër që ka një gjë më të keqe.

Djegiet e shumta nga dielli mund të shkaktojnë skuqje, flluska dhe acarim të lëkurës, si dhe simptoma të ngjashme me gripin. Të gjitha këto simptoma kanë një emër: helmim nga dielli.

Helmim nga dielli nuk do të thotë që jeni helmuar realisht. Ky term përdoret zakonisht për djegiet e shumta nga dielli. Ato shkaktohen nga rrezet ultraviolet që inflamojnë lëkurën.

Simptomat e helmimit nga dielli

Brenda 15 minutash pasi keni qëndruar në diell, mund të digjeni, por nuk e kuptoni menjëherë, duke qenë se skuqja dhe flluskat në lëkurë shfaqen disa orë më vonë.  Mund të pësoni djegie të shumta nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë dhe nuk vini krem mbrojtës.

Djegiet dhe helmimi nga dielli mund të shkaktojnë simptoma të tilla si:

  • Skuqje të lëkurës dhe flluska
  • Dhimbje dhe ndjesi shpimi si me gjilpërë
  • Ënjtje
  • Dhimbje koke
  • Temperaturë dhe të dridhura
  • Të përziera
  • Marramendje
  • Dehidratim

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top