Këshilla & Arsye

February 8, 2017 | 10:00

“Histori dashurie në Oksford”, një satirë për sjelljen aristokratike dhe letërsinë e dashurisë tragjike, romantike

Ajo mendonte se kishte talent dhe i pëlqente t’i thoshin se ashtu ishte. Më së shumti, e donte punën e vet thjesht si një mjet për të rënë në sy. …Ajo ishte një nimfë për të cilën admirimi i burrave ishte pjesa më kryesore e jetës. Sa më shumë që nderimi i burrave bëhej diçka e natyrshme për të, aq më thellësisht i domosdoshëm ishte ai për lumturinë e saj. Sa më shumë e fitonte atë, aq më tepër e ruante si thesar.

histori-dashurie-ne-oksfordNjë vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikonë joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtërisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinë e personazhit.

“Histori dashurie në Oksford” është një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja.

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër, me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.

“Një dele nuk e kthen dot në njeri, duke e ngritur mbi këmbët e pasme, por duke ngritur një tufë dhensh në atë pozicion, mund të formosh një turmë njerëzish. Sikur njeriu të mos ishte kafshë që rron në tufë, bota mund të kishte arritur ndërkaq një progres të vërtetë drejt qytetërimit. I veçuar, ai nuk është budalla. Por po e lëshuat mes të ngjashmëve të vet, ai është i humbur, bëhet thjesht një element i mosarsyes.”

 

Titulli: Histori dashurie në Oksford

Autor: Max Beerbohm

Gjinia: Romancë

Shqipëroi: Alina Karaulli

Shtëpia Botuese: PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top