Thënie

July 26, 2017 | 10:37

Histori frymëzuese/ Litari i elefantit

1

Një njeri po kalonte pranë elefantëve të një cirku dhe papritur ndalon i habitur nga fakti që ato krijesa gjigande mbaheshin lidhur vetëm me një litar të vogël të lidhur te këmba e tyre. Pa zinxhirë, pa kafazë. Ishte afër mendjes se elefantët në çdo moment që do të donin mund të shkëpusnin litarin me një lëvizje të thjeshtë, por për një arsye të çuditshme nuk e bënin këtë gjë.

Ai pa mjeshtrin e tyre dhe pyeti përse këto kafshë qëndronin aty dhe nuk bënin asnjë përpjekje për të ikur. “Epo,” tha mjeshtri, “kur janë shumë shumë  të vegjël ne përdorim të njëjtin litar për t’i lidhur ato dhe, në atë moshë, mjafton për t’i mbajtur. Ndërsa rriten, mësohen me idenë se nuk mund të shkëputen. Ata besojnë se litarët ende mund t’i mbajnë ato, kështu që ata kurrë nuk përpiqen të çlirohen. “

Njeriu u habit. Këto kafshë  gjigande në çdo kohë mund të shpëtonin nga lidhja, por për shkak se ata besonin se nuk mundeshin, ishin të mbërthyer aty ku ishin.

Ashtu si elefantët, sa prej nesh kalojnë nëpër jetë  varen nga besimi se ne nuk mund të bëjnë diçka, thjesht sepse dështuan për herë të parë?

Dështimi është pjesë e mësimit; Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga lufta në jetë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top