Këshilla & Arsye

July 26, 2017 | 9:57

Si të përmirësojmë monotoninë e përditshme?

Individi ka momentet,kohën e tij të artë të suksesit,të mirëqënies,por edhe të monotonisë.

1

E thënë në këtë sintezë askush nuk i shpëton, pasi njeriu kur arrin diçka nga ajo gjithçka, fillon dhe mendon, ja arrita po tani?

Nga Manjola BAÇI, M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Së pari, të heqim nga mendja që t’a zbojmë njëherë e mirë, pasi kjo nuk ka për të ndodhur. T’a shmangim? Po kjo është një nga mënyrat e që na vjen thellë nga subkoshienca, por duhen gjetur rrugët se si t’a çojmë sa më larg ritakimin me të. Shmangiet e vazhdueshme nga problemet sjellin vështirësi në menaxhimi më vonë. Ndaj nevojitet një regjim për të përmirësuar cilësinë e jetës që zgjedhim të bëjmë.

  • Të nisim ditën duke u buzëqeshur njerëzve të njohur e panjohur
  • T’i themi njerëzve të dashur sa i duam
  • Të bëjmë përditë diçka qesharake
  • Të përpiqemi të bëjmë gjërat që na pëlqejnë ne, jo të tjerëve
  • Ҫdo ditë aktivitet fizik, shëtitje, stimulon rifreskim të ideve, ripërtëritje fizike
  • T’i shohim gjërat me një këndvështrim pozitiv
  • Të kuptojmë shqetësimet e vogla, pasi vijnë edhe për shkak të neglizhencës sonë
  • Ndarja e shqetësimit, mërzitjes, me njerëz të besuar dhe që kuptojnë gjendjen tuaj

Në fund të ditës bëni një monolog me veten,ndihmon në reflektimet për të ndryshuar dhe mos bërit të njëjtën gjë ditën tjetër.
Kujdesuni për veten!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top