Këshilla & Arsye

December 14, 2016 | 8:55

Histori frymëzuese/ Pika e zezë

Një ditë profesori u bëri studentëve një test. Ai shpërndau tezat e provimit, me pamje nga poshtë si zakonisht. Pasi i shpërndau të gjitha tezat, ai u kërkoi studentëve që t’i kthenin fletët nga para dhe të fillonin. Për çudi, teza nuk kishte pyetje, vetëm një pikë të zezë në qendër të fletës.

1

Në ato momente profesori u tha: “Dua që të shkruani se çfarë shihni aty.”

Studentët të hutuar filluan të punonin për provimin e pashpjegueshëm. Në fund të mësimit, profesori lexoi të gjitha përgjigjet me zë të lartë para të gjithë studentëve. Të gjitha pa përjashtim, përshkruanin pikën e zezë, duke u munduar të shpjegonin pozicionin e saj në qendër të fletës, etj.

Pasi lexoi të gjitha përgjigjet, ndërsa klasa qëndronte në qetësi, profesori filloi të shpjegonte:

Nuk do t’ju vlerësoj për këtë, desha vetëm t’ju jepja diçka për të menduar. Asnjëri prej jush nuk shkroi për pjesën e bardhë të fletës. Të gjithë u fokusuat te pika e zezë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në jetët tona. Ne gjithmonë fokusohemi te pjesët negative. Jeta është një dhuratë e dhënë nga Zoti me dashuri dhe kujdes dhe kemi gjithmonë arsye për të festuar. Megjithatë, ne këmbëngulim që të fokusohemi vetëm në pjesët negative, në problemet që na shqetësojnë, në mungesën e gjërave, në zhgënjimet nga shoqëria, etj.”

Ai vazhdoi: “Pjesët negative janë shumë të vogla krahasuar me gjithçka kemi në jetë, por janë ato që zakonisht ndotin mendjet tona. Largojeni mendjen nga gjërat negative në jetën tuaj. Fokusohuni në gjërat pozitive të jetës. Shijoni çdo bekim, çdo moment që jeta ju dhuron. Jini të lumtur dhe jetoni me pozitivitet!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top