Teste

December 14, 2016 | 8:54

Testi i energjisë

Përgjigjuni pyetjeve për të zbuluar profilin tuaj:

1

• Ndiheni shpesh i/e lodhur qysh herët në mëngjes?

• Vuani nga tensioni i lartë?

• Së fundmi keni vuajtur nga alergji dhe infeksione?

• Vuani nga dhimbja e kokës?

• Keni shumë ose aspak oreks?

• Lodheni menjëherë kur ecni?

• Zgjoheni me humor të keq dhe ju mundon fillimi
aktiv i ditës?

• Gjatë ditës ndiheni apatik/e dhe i/e lodhur?

• Pas ngrënies do të donit veç të shtriheshit ose të
flinit?

• Vuani nga ankthi apo acaroheni menjëherë?

REZULTATET

Deri në 2 pohime

Mjaftojnë 10 minuta në ditë për të fituar nivelin tuaj energjetik. Dhe ja se si:

• Ecni zbathur. Pastaj ndaloni. Çlironi shpatullat, lëkundni trupin para-mbrapa, majtas-djathtas pa i shkëputur thembrat
nga toka. Përsëriteni këtë veprim tri herë.

• Në këmbë, këmbët paralel, mbështetni një top tenisi nën shputën e djathtë dhe përkuleni gjurin pa e hequr thembrën nga
toka. Bëjeni pesë herë. Kaloni nga e majta.

• Shtrirë me barkun përmbys, ballin e mbështetur në dysheme, krahët të shtrira anash dhe pëllëmbët drejtuar nga toka,
ngrijini krahët dhe kalojini më parë nga jashtë dhe pastaj nga ana e legenit të kthyera ndaj njëra-tjetrës. Përsëriteni 10
herë për të “hapur” gjoksin dhe shpatullat.

Nga 3 deri në 5 pohime

Rënia e moderuar energjetike dëshmon nevojën për të rikuperuar pjesë të vetes që i shpërfillni. Kushtojini 5-10 minuta
drejtpeshimit të ditës suaj në mënyrë pozitive. Provoni walking, pra ecjen me hap të shpejtë, që mund ta praktikoni edhe kur shkoni në punë çdo mëngjes, nëse përshkoni zona të gjelbra. Hap pas hapi përqendrohuni në frymëmarrje dhe vërjani veshin ndjesisë së qetësisë dhe energjisë që zhvillohen nga trupi te mendja. Mund të përforconi muskujt e gjoksit dhe të barkut, të forconi zemrën dhe këmbët, të zhvilloni një ekuilibër të ri emotiv. Kush nuk e ka mundësinë ta praktikojë çdo mëngjes 10-20 minuta, mund ta bëjë 50-60 minuta më vonë, dytri herë në javë, akoma më mirë nëse e praktikon në vende të gjelbra, në brigjet e ndonjë lumi, liqeni, apo ujërave të ndryshme.

Më shumë se 5 pohime

Vuani nga një rënie e ndjeshme energjie që u detyrohet shkaqeve të ndryshme të planit fizik dhe mendor. Bllokimi i kyçeve
dhe zgjatja e shtyllës kurrizore ndihmojnë që të keni një mendje të hapur.

• Shtrirë përtokë me krahët lëshuar gjatë trupit, paloseni njërën këmbë, merrni gjurin mes duarve dhe tërhiqeni nga gjoksi. Pas një minute përsëriteni me gjurin tjetër. Kryejeni ushtrimin me të dyja këmbët duke imagjinuar se po e fryni barkun si pallua, duke krijuar hapësirë mes vertebrave.

• Gjithnjë shtrirë përtokë, shtrijini krahët në lartësinë e shpatullave, pastaj palosni gjunjët, duke i mbajtur këmbët dhe shpatullat ngjitur në dysheme. Lëshojini të palosura në një anë këmbët, ndërsa kokën rrotullojeni në anën tjetër. Mbajeni këtë pozicion për një minutë dhe përsëriteni nga ana tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top