Dëshmi

May 17, 2018 | 8:06

Histori motivimi / Familja Hoyt: babë e bir që nuk e njohin fjalën “e pamundur”

Pothuajse askush nuk flet për Dik dhe Rik Hoyt, sikur të ishin dy individë të ndarë. Shumica e njerëzve thonë thjesht Hoyt. Dick është babai dhe Rick i biri. Të dy formuan një ekip të mrekullueshëm, i cili është bërë një shembull për mijëra njerëz në mbarë botën.

famiglia-hoytE gjitha filloi në Winchester, në Shtetet e Bashkuara, rreth pesëdhjetë vjet më parë. Hoyt mezi do të priste të shihte fëmijën e parë. Megjithatë, ajo që mendohej të ishte momenti më i lumtur i jetës së tyre u bë një makth. Fëmija pati probleme gjatë lindjes. Kordoni i kërthizës u lidh rreth qafës së tij, duke i ndaluar oksigjenin të arrinte normalisht në tru.

Fëmija pësoi një dëmtim të pakthyeshëm të trurit. Menjëherë mjekët e diagnostikuan me paralizë cerebrale. Ata thanë se Rick Hoyt, foshnja e porsalindur, nuk mund të fliste dhe as të kontrollonte lëvizjet e gjymtyrëve.

Kohë të vështira për familjen Hoyt

Kur i vigli Rick Hoyt ishte vetëm nëntë muaj, mjekët u bashkuan me familjen. Ata u thanë atyre se do të ishte më mirë ta dërgonin djalin në një institut të specializuar pasi ishte i dënuar të jetonte si një perime. Megjithatë, pasi menduan për një kohë të gjatë dhe pas lotëve të pafund, prindërit vendosën ta mbanin. Ata vendosën gjithashtu që, brenda kufijve të mundësive që kishin, ta edukonin të voglin si një fëmijë normal.

fratelli-hoyt-e1525427074531Për 11 vjet, babai dhe nëna e Rick Hoyt i dhanë gjithë dashurinë dhe kujdesin e tyre djalit të vogël. Por, pikërisht, ashtu siç u kishin thënë mjekët, ai dukej se nuk i përgjigjej asnjë stimuli nga mjedisi rrethues. Megjithatë, një ditë ata vunë re se fëmija i ndoqi lëvizjet e tyre me sy. Gjithashtu dukej se prindërit e kuptuan shumë mirë sytë e djaloshit thoshin.

Ky gjest i mbushi prindërit me optimizëm. Ata vendosën të shkonin në departamentin e inxhinierisë të Universitetit Tufts. Pyetën nëse kishte ndonjë mjet për të mundësuar komunikimin me djalin. Ekspertët u thanë jo, sepse fëmija nuk shfaqte ndonjë aktivitet të trurit. Megjithatë, prindërit kërkuan që t’u tregonin një shaka, kur ata e bënë, djali i tyre Rick filloi të qeshë.

Vëllezërit Hoyt

Një ecje e re plot shpresë

Inxhinierët u impresionuan nga reagimi, kështu që vendosën të punonin për të krijuar një sistem në mënyrë që Rick të mund të komunikonte nëpërmjet një lëvizjeje të vogël. Një vit më vonë gjithçka ishte gati. Të gjithë prisnin me ankth për fjalët e para të Rikut. Për habinë e tyre, këto fjalë ishin “Forca Bruins!”, ekipi lokal i hokejt.

E kështu nisi një fazë e re për Hoyt. Të gjithë ishin entuziastë që të mund të flisnin me Rick. Ata mbetën edhe më të mahnitur kur panë se djali ishte shumë aktiv dhe i ndjeshëm. Ai donte të merrte pjesë në gjithçka. Një nga mësuesit e shkollës mbeti e paralizuar, kështu që u organizua një konkurs atletik për të mbledhur fonde për kujdesin e tij. Rick tha se donte të merrte pjesë.

Mrekullia e Hoyt

I ati pranoi të vraponte me djalin e tij. Djali u ul në karrocë dhe Dick e shtyu. Gara ishte shumë e vështirë. Pretendimet ishin të larta dhe dukej e pamundur për të kapërcyer pengesat. Megjithatë, qëllimi i vetëm ishte të mos ishin të fundit në garë. Dhe ia dolën. Kur mbërritën në gjysmën e garës, Rick kishte një buzëqeshje të madhe në buzë.

Atë e bir marrin pjesë në një garë shpejtësie

padre-e-figlio-hoyt-che-partecipano-a-una-gara-di-corsa-e1525427187988Më vonë, Rick i tha të atit diçka që kurrë nuk do ta harrojë. Fraza ishte: “Babi, kur vrapojmë së bashku, nuk ndihem më me aftësi të kufizuara”. Ai donte të përjetonte ndjenjën e arritjes së qëllimit shumë herë të tjera. Në vitin 1979, Rick dhe Dick, ekipi Hoyt, morën pjesë në Maratonën e Bostonit.

Dy vjet më vonë vendosën të provonin triatlonin. Kishte vetëm një problem: babai nuk mund të notonte. Zgjidhja? Mësimi. Pothuajse 50 vjeç, Dick mësoi të notonte për të konkurruar me djalin e tij. Këtë herë do ta shtynte nga një varkë për të përmbushur pjesën e ujit. Asgjë nuk e kishte bërë Rick aq të lumtur sa të merrte pjesë në këtë test të ri. Çdo herë që arrinte qëllimin, edhe pse i renditur nga fundi, një buzëqeshje e madhe ndriçonte fytyrën.

Deri më sot, Hoyt kanë marrë pjesë në 66 maratona dhe kanë përfunduar mbi 975 prova. Rick u diplomua në Universitetin e Bostonit. Ai e adhuron babanë e tij, po aq sa e do dhe i ati. Ai është një djalë i hareshëm dhe i pëlqen të bëjë shaka. Aktualisht jeton vetëm dhe e deklaron veten si një njeri i lumtur.

Përgatiti Orjona Tresa

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com