Në fokus

May 17, 2018 | 8:02

Kujdesi ekstrem fsheh një frikë të fortë

Maturia është një nga ato virtyte që e plotësojnë personalitetin. Një herë të kultivohet, ajo bëhet një lloj aure që përfshin sjelljen tonë të përditshme. Aristoteli e cilësoi atë si cilësi që na nxit të kemi një sjellje të drejtë dhe të denjë. Kisha, nga ana e saj, e konsideron atë një nga katër virtytet kardinale të qenies njerëzore.

ragazza-dietro-un-vetroMaturia ka marrë një kuptim paksa të ndryshëm për kohët që flasim. Ajo lidhet më shumë me kujdesin apo thënë hapur, masat paraprake. Thuhet që dikush është i kujdesshëm kur mendon para se të veprojë apo refuzon të veprojë nëse pasojat që ai parashikon janë negative ose akoma, kur ai sillet me një qetësi të caktuar nëse rrethanat ia kërkojnë.

“Ka disa obsesione të maturisë, të cilat, me qëllim që të shmangin çdo gabim të vogël, dhe të bëjnë gjithë jetën vetëm një gabim”. -Arturo Graf-

Në të kaluarën mendohej se, kur shfaqej maturia, edhe virtytet e tjera e bënin këtë. Megjithatë, duhet thënë se ndonjëherë mungesa e vendosmërisë, guximit, apo pasigurisë, quhet gjithashtu maturi. Është e rëndësishme të mësosh të dallosh një realitet nga një tjetër.

Maturia pozitive

Ekziston një anë shumë pozitive e maturisë. Fjalë kyçe në këtë rast është parashikimi, apo për të parë diçka para se të ndodhë. Ajo nuk ka të bëjë aspak me predikimin, por me arsyetimin logjik. Ajo përfshin reflektimin dhe vlerësimin e rrethanave për të konkluduar se çfarë mund të sjellë një veprim i caktuar.

Aftësia për të qenë i kujdesshëm dhe parashikues është thelbësore kur marrim vendime. Bëhet fjalë për virtyte që lehtësojnë suksesin dhe lejojnë arritjen e një rezultati më të mirë. Maturia jep mundësinë për të aplikuar të menduarit strategjik. Dhe, edhe nëse kjo çon në gabime, këto janë shumë më të rizgjidhshme nëse paraprihet nga maturia.

Maturia është kundër impulsivitetit. Është thelbësore kur një vendim ose veprim nënkupton një shkallë vështirësie apo rreziku. Është një virtyt i lidhur ngushtë me inteligjencën, reflektimin dhe vetëkontrollin. Në situata komplekse është një thesar i vërtetë.

estreme

Maturia e tepruar dhe përpunimi emocional

Ka temperamente të kujdesshëm, të cilat nuk janë domosdoshmërish të kujdesshëm. Maturia gjithashtu nënkupton mundësinë e përdorimit të guximit kur rrethanat janë të favorshme. Nëse nuk është kështu, nuk po flasim më shumë për maturinë, por për frikën.

Kur maturia prek ekstremin, nuk i referohet një virtyti, por një problemi në përpunimin emocional të realitetit. Kjo perceptohet si kërcënuese, dhe për këtë arsye, çfarë pritet është se, çdo veprim që përfshin rrezikun mund të çojë në një përfundim të pakëndshëm, ndonjëherë dhe katastrofik. Në këto raste, refuzohet gjithçka që parashikon ndryshime, sepse konsiderohet “i kujdesshëm” për t’u kufizuar në apo lëvizë në terrene të njohura më parë.

Ky përpunim emocional nuk çon në sukses apo në një rezultat të mirë, por në një paralizë. Eliminimi total i rrezikut është pothuajse i pamundur. Edhe në dhomën e ndenjes së shtëpisë apo në shtratin tonë, ne nuk jemi njëqind për qind të lirë nga rreziqet. Krevatët lëkunden, avionët gjithashtu, hajdutët mund të hyjnë në pronë private… Nëse përqendrohemi në këto rreziqe të mundshme, në thelb nuk mund të jetojmë kurrë në paqe.

bambina-capelli-blu

I kujdesshëm apo i ndershëm?

Kujdesi i i tepërt ndonjëherë merr një pamje të çuditshme, si ajo e perfeksionizmit ekstrem. Perfeksionisti dëshiron të sigurohet për çdo gjë, të mbajë gjithçka nën kontroll absolut dhe të shmangë gabimin me çdo kusht. Është një sjellje obsesive që flet më shumë nga frika se sa nga kujdesi. Pas fshihet një besim pak a shumë paranoik: nëse gjërat lihen pezull, do të ndodhë më e keqja.

Përfundimisht, kush e bën maturinë si një pretekst për pasivitet, përfundon duke qenë më shumë mirënjohës se sa i kujdesshëm. Rreziku i llogaritur nuk është një mundësi e mirë për të ecur përpara. Do të shfaqen gjithmonë situata të reja, të cilat nuk jemi mësuar t’i menaxhojmë, por që përmbajnë mundësi të mëdha për rritjen dhe zhvillimin tonë. Nëse themi “jo”, vetëm për shkak se nuk dimë saktësisht se ku na drejtojnë, atëherë po i themi “jo” edhe jetës.

Një person emocionalisht i shëndetshëm, është i aftë të rrezikojë, jo në mënyrë të pamatur, por duke bërë parashikime, plane dhe llogaritje. E di se kurrë nuk do të ketë garanci absolute për gjithçka që bën; di gjithashtu se gabimet janë gjithmonë atje, për të na persekutuar. Nuk duhet t’u frikësohemi, ato janë një burim i madh maturie dhe përvoje. Maturia nuk është frikë, por përgjegjësi.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top