Jeta do t’ju tregojë sa herë të jetë e nevojshme, derisa të jeni gati të merrni gjithçka që është për ju. Kjo është një histori frymëzimi për këdo gjendet para një dështimi apo rrëzimi sfidash në jetë. E rëndësishme është të tregoheni të gatshëm për të mos i kthyer rrugën vetes dhe të mposhteni nga këto situata.
Në moshën 5-vjeçare humbet të atin.
16 vjeç ndaloi së studiuari.
Në moshën 17-vjeçare kishte humbur më shumë se 4 punë.
18 vjeç u martua.
Mes moshës 18 dhe 22-vjeçare punoi si shofer dhe dështoi.
U bashkua me ushtrinë dhe u refuzua.
U përpoq të futet në shkollën gjyqësore, por edhe atje u refuzua.
Në moshën 25-vjeçare, gruaja e la dhe i mori dhe vajzën e vetme. Dështoi në përpjekjen për ta rimarrë vajzën.
Në moshën 65-vjeçare doli në pension.
Në ditën e parë të pensionit, qeveria i dha 105 dollarë. Duke parë se nuk mund të mbante as veten në këtë mënyrë, mendoi të bënte vetëvrasje, sepse kishte pasur një jetë të plotë me dështime.
U ul poshtë një peme për të shkruar Testamentin e tij, por kuptoi se kishte diçka që nuk e kujtonte, një recetë që gjyshja i mësoi dhe e shiti derë më derë në vendin e saj.
Në moshën 88-vjeçare, kolonel Sanders, themelues, zbuloi pikërisht këtë rrugë, gatimin! Me dollarët që qeveria i dha, bleu një tigan të thellë, bëri pulë të skuqur, duke përdorur kompaninë Kfc, që e bëri milioner.
Po ti, me një dështim të vetëm dëshiron të heqësh dorë?
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.