FB

March 22, 2021 | 8:40

Historia e bidet-it (bidè)

Nga Gino LUKA

“Një njeri i talentuar është i padurueshëm nëse nuk i ka edhe të paktën dy virtyte: mirënjohjen dhe pastërtinë”. F.W. Nietzsche

Pastërtia personale e njeriut ka ndryshuar së bashku me transformimet që kanë ndodhur në sferën ideologjike, fetare dhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore, por edhe nga njohuritë mjekësore që kanë ndikuar në zhvillimin e civilizimit në periudha të ndryshme historike.

Në Greqinë antike, banja konsiderohej si një fazë plotësuese e aktivitetit atletik: duhej të bëhej me ujë të ftohtë dhe shpejt, për t’i dhënë trupit energji e gjallëri. Romakët antikë lanin krahët dhe këmbët çdo mëngjes ndërsa, çdo nëntë ditë, me rastin e ditës së tregut duhej të lanin krejt trupin. Nga ndikimet orientale, grekët, por më shumë romakët, filluan ta shndërrojnë banjën në një praktikë relaksimi, rehatie dhe mirëqenie fizike: filluan të përdoren banjat me avull të cilat i dhurojnë organizmit mirëqenie dhe kënaqësi. Kjo gjë shpjegon suksesin e tyre të madh edhe sot e kësaj dite.

Gjatë shekujve XVI dhe XVII, ishte përhapur bindja se banjat me ujë dhe avull janë të rrezikshme sepse duke zgjeruar poret e lëkurës, organizmi ekspozohet ndaj kalimit të ajrit të infektuar i cili mendohej se ishte shkaku i epidemive të rënda si i murtajës dhe sëmundjeve të tjera, duke përfshirë madje edhe sifilizin. Kjo ishte një nga arsyet kryesore që ngadalësoi përdorimin e banjës dhe shpjegon gjithashtu modën e pastrimit të thatë të lëkurës dhe përdorimin e bollshëm të parfumeve gjatë kësaj periudhe. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, në Evropë, u përhapën edhe disa besëtytni fetare sipas të cilave argumentohej se banja e në përgjithësi larja e trupit ishte mëkat…

1

Përhapja e bidet-it në botë filloi në oborrin mbretëror francez

Në Francë, rreth vitit 1730 Christophe Des Rosiers, mendohet se ka shpikur bidet-in, këtë pajisje sanitare që përdoret për higjienën intime. Bidet-i i parë u instalua në pallatin e Versajës, në rezidencën e familjes mbretërore franceze.

2

3

Pallati mbretëror Versailles

Kjo shpikje shkaktoi një ndjesi të tillë në pallat sa që filloi të përhapej shpejt dhe brenda pak vitesh u instaluan në pallat rreth njëqind pajisje të tilla. Por suksesi nuk zgjati shumë.

4

Një objekt i çuditshëm…

Maria Carolina Habsburg-Lorraine, Mbretëresha e Napolit, instaloi një bidet në banjën e saj, në Pallatin Mbretëror në Caserta (rreth vitit 1780) ku mund të gjejmë edhe sot e kësaj dite bidet-in e parë në historinë e Italisë. Ai është i ndërtuar nga një enë metalike që mbështetet në një strukturë druri të gdhendur me ngjyrë të errët. Në këtë banjë gjendet një vaskë graniti, një klozet mermeri i Carrara-s dhe një bidet. Gjithsesi, në atë kohë mund të thuhet se përdorimi i bidet-it ishte shumë i kufizuar: ishin të pakta familjet në Itali që e përdornin, përveç disa familjeve të shtresave të larta shoqërore.

Pas luftës së dytë botërore bidet-i filloi të përhapej gjithnjë e më shumë e sidomos gjatë periudhës së bumit ekonomik.

Bidet       

caserta      5

Pallati Mbretëror Caserta, Kopshti

6

 Pallati Mbretëror Caserta

Si është vendi bëhet kuvendi!

Megjithëse bidet-i nuk është shpikje italiane, sot për italianët është e domosdoshme të kenë të paktën një bidet në shtëpi, por edhe në Shqipëri, Greqi, Spanjë ose Portugali, kemi fatin e mirë të gjejmë bidet-in tonë të dashur në banjë.

Ndërsa, nëse planifikojmë të kalojmë disa ditë në ndonjë vend të Evropës Veriore, duhet të marrim parasysh mungesën e tij. Në Gjermani dhe Britaninë e Madhe pothuajse nuk ekziston, ashtu si edhe në vendet Skandinave dhe Evropën Lindore. Në Francë, që nga viti 1970, shumica e shtëpive të reja janë ndërtuar pa bidet, megjithatë aktualisht bidet gjendet në 40% të shtëpive.

Sot bidet gjendet në 3% të shtëpive në Angli, 6% në Gjermani, 42% në Francë, 92% në Portugali e në Itali 97%.

Po në Amerikë?

Amerikanët e kanë ndeshur për herë të parë bidet-in në Francë, në shtëpitë publike, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në mendjen e tyre e kanë lidhur këtë pajisje sanitare me prostitutat e bordelet franceze. Duke u nisur nga kjo mënyrë të menduari ata arritën ta ndalojnë plotësisht përdorimin e bidet-it në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Shumica e familjeve amerikane, vitet e fundit janë duke instaluar një pajisje hibride, një lloj klozeti me bidet, smart toilet, (ose washlet) sidomos klasat e mesme e të larta. Washlet ose Dush-Wc – Kjo pajisje që zëvendëson bidet-in quhet në italisht wc con doccetta e në gjermanisht Dusch-WC. Moda e bidet-it është përhapur në SHBA sidomos për arsye të suksesit që ka pasur moda italiane e banjave luksoze.

Në Amerikën Latine, nga ana tjetër, bidet-i është i pranishëm në Brazil, Paraguai, Kili, Argjentina dhe Uruguaj, ku është i instaluar në 90% të shtëpive private.

Në Japoni, është i përhapur washlet, pra pajisja sanitare që ndërthur funksionet e klozetit dhe të bidet-it. Kjo pajisje është e pranishme në 60% të shtëpive private.

Në Shqipëri bidet është përhapur në mënyrë të menjëhershme pas viteve 1990 e sot gjendet pothuajse në çdo shtëpi private. Ndërsa aty ku është i pamundur instalimi i bidet-t për arsye hapësire, vendin e tij e zë Wc-me-dush (washlet).

Në Shqipëri… mendohet se një ndër bidet-et e parë me ujë të rrjedhshëm është instaluar në Shkodër rreth vitit 1920 në banesën e një tregtari shkodran, Lin Luka. Fillimisht kjo “pajisje e çuditshme” u pa me dyshim, por deri në vitin 1945 edhe disa familje të tjera shkodrane të shtresave të mesme/larta e instaluan në shtëpitë e tyre.

1Ndërsa në Tiranë, një numër i kufizuar bidet-esh kanë qenë instaluar në disa banesa italiane. Gjatë viteve të diktaturës kjo pajisje ka qenë pothuajse e panjohur për popullsinë. Në qytet normalisht përdoreshin wc alla turka të ndërtuara me çimento, ndërsa në fshat nevojtore me gropë, për arsye të gjendjes së vështirë ekonomike. Pajisje të tilla si bidet-i mungonin krejtësisht meqë konsideroheshin pajisje të botës “borgjeze” dhe për shkak të politikës “kundër rehatisë personale” që zhvillohej nga qeveria e asaj kohe. Në Shqipëri bidet-i është përhapur në mënyrë të menjëhershme pas viteve 1990 e sot gjendet pothuajse në çdo shtëpi private. Ndërsa aty ku është i pamundur instalimi i bidet-it për arsye hapësire, vendin e tij e zë Wc-me-dush (washlet).

 

Referencat:

Bidet, një pajisje për higjienën intime

Chi ha inventato il bidet? (Kush e ka shpikur bidet-in)

Il bidet: storia e curiosità di una tradizione tutta italiana (Bidet-i: historia dhe kurioziteti i një tradite krejt italiane)

La vera storia del bidet (Historia e vërtetë e bidet-it)

Pallati mbretëror Caserta

Pallati mbretëror Versailles (Versajë)

Referencat: Bidet, një pajisje për higjienën intime

https://it.wikipedia.org/wiki/Bidet Chi ha inventato il bidet? (Kush e ka shpikur bidet-in)

https://www.quellidicasa.com/senza-categoria-venezia/storia-del-bidet Histori e shkurtë e nji Shpije shkodrane

https://exlibris.al/gjino-luka-histori-e-shkurte-e-nji-shpije-shkodrane/

Il bidet: storia e curiosità di una tradizione tutta italiana (Bidet-i: historia dhe kurioziteti i një tradite krejt italiane)

https://www.palazzani.eu/il-bidet-storia-e-curiosita-di-una-tradizione-tutta-italiana/ Pallati mbretëror Caserta

https://it.wikipedia.org/wiki/Reggia_di_Caserta Pallati mbretëror Versailles (Versajë)

https://www.parigi.it/it/versailles.php

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top