FB

March 22, 2021 | 8:30

Pabarazia gjinore, hendeku midis burrave dhe grave në vendin e punës përkthehet me vlerësimin në pagë

Rruga në ngjitje nuk është e njëjtë për burrat dhe gratë. Në botën e korporatave, gratë jo vetëm që janë të nënpaguara në krahasim me burrat, por duhet të punojnë gjithashtu më shumë për të lënë gjurmët e tyre dhe për të ngritur shkallët e kompanive.

Kërkimi i ri i udhëhequr nga LinkedIn, rrjeti më i madh profesional në botë, shqyrton ndikimin e kushtëzimit social në pagën e grave dhe përparimin e karrierës në kohë pandemie. Qëllimi është të hedhim dritë mbi pabarazinë e njohjes, që i bën gratë të ndjehen më pak të merituara sesa burrat, duke ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tyre.

1

44% e të anketuarve në Itali besojnë se gratë ndihen më pak të legjitimuara për të marrë ngritje në detyrë ose rritje të pagave në vendin e punës.

Rezultatet tregojnë se ky hendek midis burrave dhe grave në vendin e punës është më i dukshëm kur bëhet fjalë për rritjen e pagave dhe ngritjet në detyrë: më shumë se një e treta (37%) e grave të anketuara nuk kanë negociuar kurrë një ngritje page me shefin, duke pranuar një punë e re, sepse nuk ndihej komode për ta bërë lëtë, krahasuar me 32% të burrave. Ndërsa më shumë se gjysma (51%) e burrave të anketuar kërkuan ngritje të pagave jashtë rishikimit të tyre vjetor, më pak se 2 në 5 gra (37%) bënë të njëjtën gjë.

Emergjenca pandemike e ka rritur këtë ‘hendek gjinor’: hulumtimi zbuloi se 45% e grave të anketuara ranë dakord që karriera e tyre është ngadalësuar ose vënë në gatishmëri që nga fillimi i pandemisë për përgjegjësi më të mëdha në shtëpi.

 

*Në imazh instalimi mbi pabarazinë gjinore, me të cilin projektuesi japonez Kazunori Shiina fitoi prestigjozen 2016 Clio Award.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Repubblica

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top