Dëshmi

January 30, 2018 | 8:02

Historia e Messit, një mesazh për jetën: “Ki besim tek vetja”!

Ai lindi në një familje të shtresës së mesme të cilët jetonin në Argjentinë dhe që e dashuronin futbollin.Ndoqi pasionin e futbollit në moshë shumë të herët. Në moshën 5-vjeçare ai shfaqi aftësitë e tij në një club të vogël që drejtohej nga i ati tij, por ishte e çuditshme të shihje se ai ishte shumë më i shkurtër se moshatarët e tij.

“Kudo që shkoja nëpër ndeshje ose kur shkoja në shkollë, isha më i vogli nga të gjithë”.

Në moshën 11-vjeçare ai është diagnostikuar me mungesë të hormoneve për rritje dhe duhet të kërkonte asistencë mjekësore.

“Çdo natë ndieja një dhimbje si pickim gjilpëre në këmbët e mia, për një periudhë 3-vjeçare”.

top-mesiFatkeqësisht familja e tij nuk mund ta ndiqte trajtimin për një kohë të gjatë. Dhe pavarësisht se ishte një aset i çmuar për klubin e tij të futbollit, ata refuzuan që të paguanin faturën e tij. Por më pas jeta e tij bëri një kthesë të befasishme.

Në moshën 13-vjeçare mori një ofertë nga ekipi i Barcelonës, të cilët do të paguanin trajtimin e tij nëse ai do të luante për ekipin e tyre, kështu që familja e tij u shpërngul në Spanjë pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë punë, vetëm me shpresën që trajtimi i tij do ta bëjë atë mjaftueshëm të madh për të luajtur futboll.

Në moshën 17-vjeçare ai u bë lojtari më i ri në histori si golashënues në ekipin e Barcelonës, dhe shumë shpejt ai u bë lojtari më i rëndësishëm për çdo skuadër në çdo ndeshje.

messi-family-1280x720Sot Lionel Messi është i njohur si një nga futbollistët më të shkëlqyer të kohës dhe ai ka fituar 5 topa të artë.

Historia e Messit na tregon se kurrë nuk duhet humbur shpresa.

Nuk e di kurrë se çfarë do të sjellë e nesërmja, beso tek vetja”.

Përgatiti: Brikela Daci / Born Realist

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com