Pika referimi

January 30, 2018 | 8:31

Nga Rea Shundi: Në mbrojtje të frikës dhe ankthit

Objektivi yt: “Ku ke frikë sot, nuk do të të duhet të kesh më frikë në të ardhmen”

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Është e zakonshme të dëgjojmë për problemet që frika dhe ankth i shkaktojnë në përditshmërinë tonë. Ato mund të na paraqiten si përbindësha të vegjël të fshehur tek ne, që në momente të caktuara marrin jetë e formë të lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm mund të duket se është shkatërrimi i qetësisë sonë. Rrëzimi i çdo rregulli dhe paqeje të brendshme.

Dhe e vërteta është pikërisht kjo.

Por kjo është dhe e mira.

Trupi ynë na sinjalizon

Frika dhe ankthi janë simptoma të aktivizimit të instikteve tona të mbijetesës. Në momente të rrezikshmërisë së lartë, si për shembull në situata lufte, ato kanë dobinë e çlirimit të sasive të mëdha të adrenalinës. Muskujt kështu marrin nxitjen e nevojshme për të na bërë të vrapojmë e luftojmë për jetën tonë. Kjo adrenalinë duhet të bjerë pasi të kemi gjetur vendstrehimin e sigurt, duke na dhënë kohë për të rikuperuar dëmtimet e përvojës. Në rastin e njerëzve që vuajnë nga ankthi, tensioni thuajse nuk largohet kurrë. Ata nuk munden ta gjejnë burimin e vërtetë të frikës, dhe për këtë arsye janë vigjilent ndaj gjithçkaje. Dhe kur agresori nuk largohet, zë vend paranoja.

Ka një arsye të fortë përse truri nuk është i tëri i përbërë prej vetëdijes me logjikën e tij të ftohtë. Disa gjëra, që aq më tepër në botën e qytetëruar, anashkalohen, janë në fakt themelore në mirëqenien tonë. Pjesa e pavetëdijshme e trurit duhet të jetë atje që të vazhdojë të urdhërojë zemrën të pompojë gjak nëpër trup, pavarësisht dëshirës sonë. E kjo vlen për mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të tjera të brendshme.

Frika po ashtu është simptomë e një instinkti. Dhe siç mund të mendojmë që instinktet e vrasjes e shumimit na degradojnë duke na bërë më pak të dobishëm në botën e qytetëruar, mund të konkludojmë se edhe frika kryen të njëjtin pengim.

Nuk është frika armiku ynë

E vërteta është se, frika dhe ankthi lindin për të na treguar se ka diçka që shkon fundamentalisht keq. Dhe ne, në vend që të përpiqemi t’i shtypim e aq më keq, të përpiqemi t’i eliminojmë ato, duhet t’i përballim në tërësi.

Instinktet e mbijetesës me pasojë frikën, nxiten nga një problem më madhor sesa ajo që na shfaqet. Dhe si me çdo problem tjetër, nuk mund të arrihet në një zgjidhje afatgjatë pa zbuluar e trajtuar burimin e vërtetë.

Nëse nuk duhet të luftojmë një luan që po përpiqet të na kthejë në vaktin e tij të radhës, duhet domosdo të jemi duke parë në sy paaftësinë tonë për të mbijetuar në një rast të tillë.

Frika dhe ankthi kthehen në probleme kur ne nuk pranojmë ndihmën e tyre. Ato nuk duhen parë kurrsesi si armiku, por si mjeti për të mbërritur tek ai. Është e vështirë të ndjekim thirrjen e frikës për aleancë kur ndikohemi nga njerëz që atë nuk kanë mësuar ta dëgjojnë ndonjëherë. Dhe nëse besojmë se vetëm zhdukja e frikës me ankthin do të na e përmirësonte jetën, do të ishim duke i hapur rrugë zhvillimit të një fobie.

Zhduk paaftësinë që të zhdukësh frikën

Kështu, për të rënë në pakt me frikën dhe ankthin, kërkohet konfrontim i plotë. Ato duan të thonë “në rastin ti je i dobët me të dhënat e tua”.Frika vendos gishtin, duke nënkuptuar paaftësitë tona. Na mbetet ne ta interpretojmë kur ajo të shfaqet, dhe të gjurmojmë elementin e vërtetë të inkopetencës sonë. Vetëm duke ndërtuar aftësitë që na mungojnë, do të zhdukim frikën, dhe rrjedhimisht ankthin e situatës së pafavorshme.

Në fund të fundit, nuk ka asnjë armik absolut. Nëse kërkojmë siguri të rreme për ta luftuar atë, nuk kemi për ta gjetur kurrë. Siguria përftohet. Vetëm me përftimin e mirëfilltë të aftësive që na mungojnë, do të rrisim kompetencën tonë, duke ulur më pas mundësinë e përjetimit të një lloji të ri ankthi. 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com