Editorial

May 30, 2018 | 10:14

Historia e tmerrshme e shqiptares që mbahej si skllave nga burri dhe vjehrri, nga përdhunimi te goditjet me gurë

Mediat italiane kanë bërë publike historinë e trishtë dhe njëkohësisht të tmerrshme të një shtetaseje shqiptare e cila jetonte me fëmijët, bashkëshortin e prindërit e tij në Varese të Italisë. Për 10 vjet me radhë ajo është mbajtur në kushte skllavërie dhe nuk e ka hapur gojën për të treguar se çfarë përjetonte.

Ka qenë më në fund një mik i saj që e ka bindur të denoncojë situatën e rëndë ku ndodhej dhe policia ka bërë arrestimin e burrit dhe ndalimin e prindërve të tij që t’i afrohen nuses dhe nipërve.

Siç shkruajnë mediat italiane, gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, jetonte në Cassano Magnano dhe hetimet kanë zbuluar që asaj nuk i jepnin para, përveçse për pazaret mininale, s’mund të dilte pa leje dhe nuk mbante telefon. Ajo ishte e detyruar që të plotësonte çdo kërkesë të bashkëshortit të saj 35-vjeçar, po shqiptar, si dhe prindërve të tij.

Pikërisht këta të fundit, në disa raste i detyronin fëmijët që ta godisnin nënën e tyre me gurë, ndonëse ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të fundit.

Gruaja kishte përfunduar disa herë në urgjencë, por pavarësisht problemeve me shëndetin, dhuna nuk ndaloi kurrë. Në një rast, bashkëshorti e kishte përdhunuar të shoqen, kur ajo sapo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pasi vërtetuan dhunën, karabinierët e arrestuan 35-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë seksuale dhe keqtrajtim në familje.

Burimi / Panorama ONLINE

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com