Në fokus

October 5, 2017 | 12:05

Historia frymëzuese, psikologia shqiptare tregon betejën me kancerin e gjirit

E fortë, e guximshme, e qeshur dhe plot pozitivitet psikologia Silvana Loka rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” historinë e saj të betejës me kancerin e gjirit.

“Ishte një kontroll rutine ku mjeku konstatoi një mase, e cila nuk ishte një vit më parë, për 24 orë unë kisha bërë të gjitha analizat e tjera për të parë nëse ishte tumor. Dy ditët e para, njerëzit e mi të afërt kishim rastisur jashtë dhe e kam përjetuar vetë. Them fizikisht sepse ata sigurisht qe ishin pranë meje. Bëra kontrollet rutinë dhe u futa në një proces të përballjes me diagnozën, duke menduar çdo gjë” tha Silvana.

silvana-loka

Duke kujtuar ditët e vështira psikologia tregoi se si ua tregoi familjareve lajmin për sëmundjen. “Nuk kam pyetur kurrë veten, perse unë? Kam pasur një jetë të shëndetshme gjithmonë, por ndërkohë kjo është një sëmundje shumë e përhapur në botë. Kisha qarë dy herë e gjysmë, në të treten thashë Silva stop, duhet të jesh e fortë. Unë jam natyrë që besoj se në jetë s’kemi mundësi të zgjedhim çfarë betejash të bëjmë, por si të luftojmë betejën që vendosemi. Biseda me familjaret ishte shumë e vështirë. Duhet t’ia komunikoja burrit, vajzave, ishte shumë e vështirë” tregoi Silvana ne bisede me Jonida Shehun.

silva

Silvana, me shami në koke, tregoi si u përball me faktin që flokët do t’i binin gjate kimioterapisë. “Vendosa qëllimisht të mos pranoja një mundësi që më thanë doktorët se gjatë kimioterapisë mund të ruaja flokët nga rënia. Jam prind i dy vajzave, unë dëshirova që vajzat e mia ta njihnin diagnozën të plotë, me të gjitha kostot. Dua që vajzat e mia kur te shikojnë fotot e mia vitale të kuptojnë që asgjë s’iu ishte fshehur pas gishtit”, tha Silvana.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top