Në fokus

July 4, 2018 | 14:28

Historiani kontrovers: Jezusi ka përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij

Sipas një historiani kontrovers, Jezusi dhe apostujt e tij mund të kenë përdorur vaj kanabisi për të kryer shërimin ‘mrekulli’. Autori David Bienenstock pretendon se kanabisi ishte gjerësisht i disponueshëm në Lindjen e Mesme 2,000 vjet më parë dhe njerëzit e përdornin atë për të trajtuar të sëmurët dhe të pafuqishmit.

Kisha ka përdorur kaneh-bosem, një përbërës që, sipas Bienenstock, ka qenë një ekstrakt kanabisi. Pasi thithej nga lëkura, ky ekstrakt ndihmonte në kurimin e sëmundjeve fizike dhe mendore shumë më përpara se të prodhoheshin në masë ilaçet.

Por shumë historianë e hedhin poshtë këtë teori, duke thënë se provat se kaneh-bosem ka qenë ekstrakt kanabisi janë aq të dobëta sa nuk ia vlen të merresh me to.

Bienenstock, autor i disa librave që inkurajojnë përdorimin e marihuanës, thotë se praktikat shëruese të bazuara në vajin e kanabisit ishin të zakonshme 2,000 vjet më parë.

Ai tha: “Të dhënat historike tregojnë se kanabisi ishte gjerësisht i disponueshëm në atë kohë, ata dinin se si rritej dhe shfrytëzonin vetitë medicinale”.

“Nuk ka asgjë ndryshe në vajin e kanabisit që përdoret sot që nuk ishte në dispozicion për njerëzit në kohën e Jezusit është thjesht çështje e përqendrimit të kanabisit në vaj dhe thithjen e saj nëpërmjet lëkurës”.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top