Këshilla & Arsye

July 4, 2018 | 14:06

Arsyet pse prindërimi në ditët e sotme është më i vështirë se më parë

Nuk ka asnjë dyshim: Prindërimi në ditët e sotme është një epokë tërësisht ndryshe nga 20-30 vite më parë.

Sot ballafaqohemi me pyetjet se si të kufizojmë kohën para tabletit dhe telefonave, si t’i mbrojmë fëmijët nga kërcënimet kibernetike dhe për më tepër këto janë çështje për të cilat prindërit e sotëm nuk mund të marrin këshilla nga prindërit e tyre.

A do të thotë kjo se është më e vështirë të jesh prind sot sesa në të shkuarën? Po, kështu mendojnë rreth 88% e prindërve.

Sipas një studimi ku u morën në pyetje 2,000 prindër në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, arsyet kryesore që prindërimi duket më i vështirë se kurdoherë përfshijnë: mediat sociale, sfidat e të dy prindërve të punësuar, mos-menaxhimi i gjendjes emocionale, konkurrencë në shkollë, dhunë dhe bullizëm.

Pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, perceptimi se prindërimi është më i vështirë se kurrë, ka mbizotëruar në rreth dy të tretat e të anketuarve duke thënë se kanë përjetuar “shpërthimin prindëror”.

“Shpërthimi prindëror është një gjendje e lodhjes fizike, mendore dhe emocionale”, thotë Neil D. Brown, një nga autorët e studimit. “Kjo i bën prindërit të ndihen krejtësisht të lodhur dhe mund të çojë në depresion, ankth kronik dhe sëmundje fizike”.

Në 40% të personave që përjetojnë “shpërthim prindëror”, kjo gjendje ndikon në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së tyre. Ndërsa 49% e prindërve kërkojnë më shumë mbështetje dhe mirëkuptim nga punëdhënësit.

Ata shpresojnë që punëdhënësit e tyre do të njohin rëndësinë e praktikave që mbështesin ekuilibrin e shëndoshë midis punës dhe familjes. 78% e të anketuarve besojnë se është e mundur të realizohet një kombinim mes të dyjave. Ndryshimet më të mëdha që ato dëshirojnë të shohin përfshijnë subvencionet për kujdesin ndaj fëmijëve ose përkujdesjen e fëmijëve në vendin e punës, pushimin e lindjes së paguar dhe oraret më fleksibël.

Pasojat e “shpërthimit të padëshiruar të prindërve” kanë një mënyrë fatkeqe për të ndikuar edhe në marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të familjes, duke rrezikuar kështu harmoninë në çift. Ka raste që prindërit i kanë dhënë fund martesës për shkak të tensionit të krijuar, ose prindër që janë bërë të dhunshëm apo jo shumë komunikues me fëmijët.

Ekspertët sugjerojnë që zgjidhja më e mirë është në dorën e vetë nënave. Ato duhet t’i japin kohë vetes të pushojnë dhe të mos ndihen fajtore për këtë gjë. Fëmijët në këtë mënyrë jo vetëm që do të mësojnë se kujdesi për veten është thelbësor, por kur jeni ju mirë, ata do të jenë mirë gjithashtu.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top