Dëshmi

July 26, 2018 | 11:41

Homazh emocionues, diplomohet në vend të të birit që ia vranë në moshën 11 vjeçare

Më 2 korrik 2007, 11-vjeçari Flavio Rossi u vra duke luajtur me një pushkë në Villafranca d’Asti nga një shok i veti. Që nga ajo ditë prindërit, të pikëlluar nga dhimbja, ndërmorën një sërë aktivitetesh për të kujtuar fëmijën e tyre të vdekur. 

Dhe këto ditë, babai 60-vjeçar i Flavio, Pierluigi Rossi, u diplomua për Drejtësi për të nderuar kujtimin e djalit të tij, i cili sot do ishte 23 vjeç. “Është e vërtetë që më duhet të marr provimet, të prezantoj mësimet, të diskutoj tezën, por kjo arritje nuk është vetëm imja, këtu kemi arritur në tre: Unë, Ana (gruaja) dhe Flavio “, tha Pierluigi në La Nuova Provincia.

Historia – Atë mëngjes të 2 korrikut 2007, Pierluigi shoqëroi djalin e tij në shtëpinë e një shoku klase. Ishte hera e parë që ai shkonte atje. Të dy ishin duke luajtur, nëna e djalit u largua, duke i lënë ata vetëm. Miku i vogël i Flavios mori armën pa leje, nga e cila doli goditja fatale. Pas shtatë vitesh gjyq, prindërit e djalit u dënuan për kriminalitet, ndërsa Anna dhe Piergiorgio morën kompensim, të cilin ua dhanë fëmijëve në nevojë.

Ideja – Në moshën 55 vjeçare, në shkurt të vitit 2013, Pierluigi, i mbështetur nga bashkëshortja e tij, u regjistrua në Universitetin Unitelma-Sapienza të Romës. Ai nuk kishte studiuar për vite me radhë. Zgjedhja e fakultetit u nxit nga dëshira për të kuptuar nga afër botën e drejtësisë me të cilën ishte njohur gjatë viteve të gjykimit për vdekjen e djalit të tij, Flavio. 

Me një tezë të dedikuar djalit të tij, Pierluigi ishte në gjendje të nderonte kujtimin dhe dashurinë e tij për studim, duke marrë, ndër të tjera, një fletë lavdërimi. Në faqen e titullit të tezës kishte një përkushtim të veçantë: “Flavio, do të jetë përgjithmonë drita në jetën tonë”. “Imagjinoj Flavion nga lart, duke buzëqeshur, me atë ‘dritë’ që ai ka lënë në zemrat tona dhe kjo na ka lejuar ta kthejmë dhimbjen në fuqi për të ecur përpara”, përfundoi Pierluigi.

 

Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top