Posta

July 26, 2018 | 11:59

POSTA nga Denata Toçe / Dua të ndihmoj shoqen… Duhet të ndërtoni pritshmëritë tuaja…

Kam një shoqen time, është në shkollë të lartë. Sapo ka njohur një djalë. Shkojë mirë me njëri-tjetrin. Ai e do shumë, e pranon ashtu siç është. Ndjehem mirë teksa i shoh të dy pranë. Mirëpo vajza ka dilemat e saj, nuk i tërheq pamja e tij dhe më kërkon mendim mua. Nuk di si ta ndihmoj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Zakonisht më kërkojnë ndihmë për vështirësitë apo dilemat personale, por duket se e keni për zemër shoqen tuaj dhe kjo ju ka vendosur në vështirësi. Unë do t’ju vija në ndihmë duke ju këshilluar të siguroheni se, lumturia e shoqes është e rëndësishme, por mirëqenia juaj akoma më e rëndësishme. Dilemat në marrëdhëniet ndërpersonale i përkasin partnerëve, dhe për këtë është e vështirë të ndërmerrni ju përgjegjësi nëse do të duhet ose jo të vazhdojë me djalin në fjalë. Më mirë sesa ju, pritshmëritë në marrëdhënie i njeh mikesha juaj, pra ajo do të duhet të shikojë me prioritet se çfarë kërkon nga një partner, bukurinë, mençurinë, humorin, ndjeshmërinë, përkushtimin apo pasurinë.

Zakonisht, në listën e cilësive është e vështirë t’i gjesh të gjitha së bashku me “shumicë” ose edhe të mëvetësuara. Harmonia midis tyre është ajo që e bën ndryshimin. Pra, partneri mund të mos jetë shumë i pashëm, por kur qëndron me të, siguria, mbështetja, humori, mençuria bëjnë që të shikosh një bukuri që nuk ta fal pamja e jashtme. Ndërkohë mund të jetë edhe e kundërta. Me pamje shumë të kënaqshme, dhe me një personalitet të mërzitshëm. 

Unë mendoj se njeriu do të duhet të jetë në kërkim të cilësive që nuk veniten. Vetëm atëherë dilema do të ishte e zgjidhur që prej fillimit. Pse ndoshta nuk do të kishte aspak dilemë. 

Sa për ju, do të duhet të ndërtoni pritshmëritë tuaja dhe të mësoni nga rrethanat rreth jush, pasi mikeshën tuaj nuk mund ta ndihmoni më shumë se ç’mund të ndihmoje ajo vetveten.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top