FB

December 22, 2021 | 8:50

Horoskopi / Si do të duket viti 2022 për mirëqenien tonë fizike dhe mendore

Para se të fillojë viti i ri, sigurisht që mund të jetë interesante të zbulojmë se si yjet mund të ndikojnë në gjendjen tonë shëndetësore. Mirëqenia e trupit shkon gjithmonë krah për krah me atë të mendjes dhe shpirtit. Horoskopi zbulon pritjet e vitit 2022 për mirëqenien dhe shpirtëroren e secilës Shenjë të Zodiakut.

DASHI – Muajt e dimrit nuk do jenë veçanërisht të favorshëm për mirëqenien tuaj psikofizike. Marsi në aspektin joharmonik, në shkurt, mund t’ju bëjë të bini viktimë e një sëmundjeje sezonale. Ju patjetër do të rikuperoheni së shpejti dhe me Jupiterin në shenjën tuaj duke filluar nga maji, do të ndjeni një energji të përtërirë brenda jush. Marsi do t’ju bëjë shoqëri në qershor, për të sjellë verën me energji të madhe. Nga ana shpirtërore do të keni shpesh ndjenjën se ekziston gjithmonë një engjëll për t’ju mbrojtur.

DEMI – Stresi i punës do ju shoqërojë gjatë gjithë vitit, duke ju detyruar të ndiqni një ritëm jete që jo gjithmonë do të jetë i qëndrueshëm fizikisht. Mund të jetë e nevojshme të merrni suplemente natyrale për më shumë energji ose të ndiqni ndonjë dietë të veçantë. Venusi do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë në muajt e parë dhe të fundit të vitit. Urani në shenjën tuaj do t’ju këshillojë të eksperimentoni me disa makineri moderne në qendrën tuaj të besuar të bukurisë. Spiritualiteti mund të shpërthejë papritmas.

BINJAKËT – Me Jupiterin në aspektin disonant për pjesën më të madhe të vitit, nuk do të ndiheni veçanërisht entuziastë dhe një humor i zymtë do të përfshijë edhe një humbje të panevojshme energjie. Për fat të mirë, Saturni do t’ju mbështesë dhe do t’ju sigurojë një fizik të fortë dhe të shëndetshëm. Për më tepër, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj nga fundi i gushtit deri në fund të vitit. Do ndiheni të rigjeneruar dhe do ju duhet të kërkoni një mënyrë për të investuar gjithë energjinë që keni.

GAFORRJA – Jupiteri në fushën e nëntë këtë vit do të ringjallë tek ju një kuriozitet të fortë për çdo problem shpirtëror apo filozofik që mund t’ju ndriçojë mbi kuptimin e jetës dhe mundësinë për të shprehur në rastin më të mirë potencialin tuaj. Mund të hasni në një udhëzues që mund t’ju japë përgjigjet që kërkoni. Shëndeti do ndjek tranzitin e Jupiterit dhe do ndjeni rënie në muajt maj deri në shtator. Në fund të vitit, Marsi do t’ju bëjë të ndjeni peshën e disa zakoneve të këqija të mbajtura për një kohë të gjatë.

LUANI – Me Uranin dhe Saturnin në aspektin disonant gjatë gjithë vitit, shpesh do ta gjeni veten të çorientuar dhe kur nuk dini më çfarë të bëni për të gjetur ekuilibrin dhe paqen tuaj të brendshme, i vetmi ilaç mund të jetë të luteni ose të meditoni. Jupiteri, në kalimin e tij në Dash nga maji në shtator, do t’ju shtyjë pikërisht në atë drejtim dhe mund t’ju bëjë të takoni disa guru. Trupi do të jetë më i fortë se sa e imagjinoni.

VIRGJËRESHA – Me Jupiterin te Peshqit do të ketë raste kur do të ndjeni nevojën për të ndjekur kurse motivuese, për të rritur vetëvlerësimin tuaj. Urani dhe Plutoni do t’ju lejojnë të eksperimentoni me strategji novatore për mendjen tuaj dhe rritjen personale. Me Marsin në një aspekt disonant, nga fundi i gushtit e në vazhdim, ritmet e punës do të bëhen tepër stresuese dhe mund të jetë e nevojshme të bëni një pushim dhe t’i përkushtoheni plotësisht shëndetit.

PESHORJA – Keni qenë gjithmonë një person i vëmendshëm ndaj kujdesit estetik të trupit dhe jo shëndetit të tij në përgjithësi. Megjithatë, në vitin 2022, ju do të punoni për parandalimin dhe do të përpiqeni (me ndihmën e Jupiterit) të futni zakone të shëndetshme në jetën tuaj, të cilat do t’ju lejojnë të qëndroni në formë. Marsi te Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim, do të jetë një kurë e vërtetë për ju dhe do t’ju bëjë të lulëzoni dita ditës. Një dietë e shëndetshme, e kombinuar me aktivitet fizik, do të bëjë mrekulli të vërteta dhe shpirti do t’ju jetë mirënjohës.

AKREPI – Më shumë sesa të trajtoni trupin, në vitin 2022 duhet të përqendroheni në kujdesin për shpirtin sepse, me Saturnin dhe Uranin në një aspekt joharmonik, nivelet e stresit të akumuluar në shtëpi ose në punë do të jenë gjithmonë të tepërta. Për të mposhtur netët pa gjumë (edhe nëse jeni mësuar të rini zgjuar), mund të përdorni çajra bimorë relaksues ose mund të filloni të praktikoni meditim dhe të vëzhgoni përfitimet. Dashuria për veten do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo ditë prioritetet tuaja.

SHIGJETARI – Me Jupiterin në aspektin joharmonik, shpesh do ta gjeni veten duke u marrë me figurën tuaj dhe do të merrni me lehtësi disa kilogramë më shumë, veçanërisht në pjesën e belit. Kalimi i Jupiterit te Dashi, nga maji në shtator, do t’ju bëjë të drejtoheni në strategji të ndryshme midis masazheve sportive, dietës dhe dobësimit, por ilaçi do të jetë i përkohshëm. Me Marsin në opozitë, duke nisur nga fundi i gushtit, do të ndjeni një rënie të fortë energjie dhe do të jetë e nevojshme të ndërhyni me një mënyrë jetese më të rregullt dhe të shëndetshme.

BRICJAPI – Jeni një person i organizuar dhe i vëmendshëm: në vitin 2022 puna juaj parandaluese do të jetë në gjendje t’ju garantojë për një kohë të gjatë një formë të shkëlqyer fizike. Do të ketë raste kur do të grumbulloni më shumë stres dhe lodhje, me Jupiterin në Dash nga maji deri në shtator, por gjithsesi do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje efektive për çdo sëmundje. Nga fundi i gushtit e në vazhdim, Marsi do t’ju nënshtrojë një ritëm shumë të vrullshëm pune dhe herë pas here do të jetë e përshtatshme që të ndaloni për të dëgjuar trupin tuaj.

UJORI – Saturni në Shenjën tuaj do të jetë shumë i qartë me ju gjatë gjithë vitit dhe kur të mos ndiheni plotësisht në formë, do të kuptoni shumë qartë sinjalet që do t’ju dërgojë trupi juaj. Marsi në shenjën tuaj, në muajin mars dhe në pjesën e parë të prillit, do t’ju bëjë veçanërisht të shkëlqyeshëm dhe energjik. Në verë do të keni një rënie (gushti është pothuajse gjithmonë stresues për ju), por me Marsin tek Binjakët, nga fundi i gushtit e në vazhdim, do të rizbuloni veten të pathyeshëm dhe të pandalshëm. Spiritualiteti do të jetë pjesë e përditshmërisë suaj.

PESHQIT – Jupiteri zgjeron gjithmonë atë që gjen dhe do të jetë e përshtatshme që ai të gjejë një trup të shëndetshëm dhe të fortë. Ju do të duhet të përpiqeni të mbani një formë jetese të shëndetshme dhe të rregullt: të pushoni siç duhet, t’i kushtoni vëmendje intolerancës ushqimore dhe të bëni disa aktivitete fizike. Atëherë, do të rrezatoni shëndet nga të gjitha poret! Nëse e neglizhoni veten, zgjerimi do të shkojë në atë drejtim. Marsi disonant, nga fundi i gushtit e në vazhdim, do të kërkojë më shumë vëmendje.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top