FB

April 18, 2022 | 11:24

Hugh Jackman feston 26 vjet martesë me Deborra-Lee Furness: “Ti më ndriçon jetën”

“Sot festoj 26 vjet martesë me gruan time të jashtëzakonshme. Çdo ditë është e mbushur me kaq shumë të qeshura, gëzim dhe hare!!!! Deb, ti më ndriçon jetën. Të dua me gjithë zemër.”

hugh-jackman-and-deborra-lee-furness-got-married-in-1996-c-i

Hugh Jackman postoi një foto të këndshme në Instagram me gruan e tij, Deborra-Lee Furness, për përvjetorin e tyre. Aktori, i cili aktualisht luan në Broadway në “The Music Man”, postoi një selfie në Instagram të të dyve duke u përqafuar në plazh, për të festuar 26 vjetorin e tyre.

7f6a7d28607489f7ad8fe2-10218007_

Jackman, 53 vjeç, i mahniti të gjithë me fotot e shpërndara në Instagram nga dasma e tyre, duke shkruar se të qenit me Furness, 66 vjeç, ishte po aq “e natyrshme sa frymëmarrja”.

hqdefault

Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të serialit televiziv australian “Corelli” në 1995; ai i kërkoi asaj të martohej me të katër muaj më vonë. Ata u martuan në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë të birësuar: Oscar Maximilian, 21 vjeç dhe Ava Eliot, 16 vjeç.

 

Përgatiti K.I / Burimi www.today.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top