Dëshmi

January 27, 2023 | 9:02

Humbi krahët dhe njërën këmbë kur ishte fëmijë, kush është modelja 26-vjeçare e cila po frymëzon botën me historinë e saj

 

Një vajzë ekuadoriane e cila ka humbur të dy krahët dhe njërën këmbë gjatë aksidenti të rëndë në moshën 6- vjeçare, tashmë po frymëzon botën teksa punon si modele.

26-vjeçarja Victoria Salcedo në moshën 6-vjeçare preku një tel korenti dhe u godit nga rryma, duke përfunduar në spital. Më pas mjekët ia prenë krahët dhe këmbën e majtë, sipas New York Post.

Që atëherë, modelja mund të ketë pasur një kohë të vështirë, por ajo ka mësuar të përdorë këmbën e saj të djathtë për të kryer detyrat e përditshme si ushqimi, larja e flokëve dhe aplikimi i grimit. Më pas, ajo vendosi një protezë në këmbën e majtë dhe filloi të stërvitet intensivisht.

“Kurrë nuk kam menduar se do të isha një person me ndikim për njerëzit e tjerë”, tha ajo për Viral Press për karrierën e saj të papritur si modele dhe ndikuese.

“Por më pëlqen ta ndaj jetën time me të tjerët. Më pëlqen që njerëzit të më shkruajnë dhe të më bëjnë pyetje, që ata të dinë se mund të mbështeten tek unë.”

Salcedo, e cila jeton në Guayaquil, u pikas nga një agjent modelingu në moshën 19-vjeçare dhe shpejt u bë e kërkuar në industri, pavarësisht nga gjymtyrët që i mungonin.

Zeshkania mahnitëse ndihmoi më tej të ripërcaktojë idetë për bukurinë duke konkurruar në konkursin Miss Ekuadori në 2021.

“Unë nuk shkova atje për t’u pranuar. Unë shkova atje për të përfaqësuar vendin tim, për të përfaqësuar veten si grua, për të përfaqësuar veten si një qenie shpirtërore, si një formë tjetër bukurie”, tha ajo.

Salcedo krenohet me më shumë se 170,000 ndjekës në Instagram, shumë prej të cilëve e kanë lavdëruar për bukurinë e saj dhe qasjen entuziaste ndaj jetës.

“Ti je mrekullia e Zotit”, tha një fanse nën një foto të fundit, ndërsa një tjetër shtoi se ajo është “shumë frymëzuese”.

Salcedo shpreson se dukshmëria e saj do t’i shtyjë njerëzit të mendojnë ndryshe për të ndarë një pjesë të vetes me të tjerët.

“Unë përdor atë që kam jetuar, atë që kam mësuar dhe e ndaj atë,” shpjegoi ajo. “Për mua, frymëzimi i të tjerëve është një mundësi për të ndryshuar mendjet e njerëzve. Është një shans për të ndarë një pjesë të vetes me të tjerët.”

 

 

/PANORAMAPLUS.AL

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top