Në fokus

November 16, 2020 | 8:15

“I dëshiruari”, fëmija i vetëm në familje apo ‘fëmija i paprekshëm’

Besjana Rexhepi, PhD.C

Besjana Rexhepi, PhD.C

 

Vëmendja e tepërt i bën dëm çdo gjëje, njëjtë dhe kujdesi e liria e tepruar kur i jepet fëmijëve të vetëm në familje shkakton fillimisht probleme pedagogjike-psikologjike-sociologjike te vetë ai fëmijë gjatë periudhës së shkollimit të tij, njëjtë dhe për vetë mësimdhënësit që kanë fatin të kenë nxënës të tillë. Këta quhen “Fëmijë të Paprekshëm” sipas prindërve dhe se çdo dëshirë u duhet plotësuar vetëm pse janë të vetëm në familje, qofshin nga gjinia djalë apo vajzë.

when-parenting-an-anxious-child-avoid-these-9-no-nos-1

Në këtë rast, nga varësia e kushtëzimit të faktorëve edukativë që rrjedhin nga personalitetet e prindërve, afektohet edhe formimi i karakterit të fëmijës DËSHIRI. Bota e tyre ka strukturë tekash e dëshirash që asnjëherë s’duhet refuzuar, në veçanti kur ky fëmijë vjen në jetë pas një periudhe të gjatë kohore martese të një çifti bashkëshortor, apo pas disa vajzave, që më shpesh si fenomen ndodh të jetë te shqiptarët, duke bërë ndasi të tillë në mes gjinive: vajzë e djalë, por nuk mund të anashkalohet edhe lindja e një fëmije tek ata bashkëshortë të cilët mund të kenë pasur probleme shëndetësore për vite të tëra.

Çiftet e lartpërmendura nga kujdesi e nga toleranca që u bëjnë fëmijëve të tyre ndodh shpesh që të dështojnë në edukimin e drejtë të fëmijëve të tyre, të cilët me kohë u shohin dhe pasojat veprimeve që mund t’u kenë dhënë fëmijëve që kanë. Këto pasoja prekin shumë aspekte si në vijim:

Në shkollë:

Probleme me mësime (mosdëshirë e të mësuarit në shkollë);

Bulizëm të shpeshtë mes shokëve të klasës;

Mungesë respekti për mësimdhënësit e tyre;

Përdorim të substancave narkotike në moshë të adoleshencës;

Asocializim dhe shoqërim me shoqëri problematike.

ray-family-mini-film-session-_-nancy-ray-photography

Në aspektin psikik të tyre:

Çrregullime emocionale;

Depresion;

Varshmëri kujdesi nga prindërit.

Rëndësi të madhe ka qëndrimi i prindërve që u japin fëmijëve që kanë, posaçërisht edukatës që mundohen ta kultivojnë tek ta. Është e preferuar dhe shoqërimi i tyre me moshatarë e jo vetëm të jenë nën kujdes të prindërve në vazhdimësi. Fëmija i mësuar të qëndroj vetëm me nënën, paraqet probleme përshtatjeje në ambiente të tjera qofshin shkollore, apo dhe me fëmijë të tjerë.

Nëna e këtij fëmije me apo pa vetëdije mund ta ruajë nga shëndeti fizik atë, por nga shëndeti psikik e dëmton rëndë fëmijën e saj. Mbajtja e fëmijës dëshire në qendër të vëmendjes i komplikon jetën jo vetëm fëmijës, por dhe prindërve, si dhe mësimdhënësve ku ai në të ardhmen do të shkollohet.

Këto komplikime më pastaj reflektojnë dhe në shoqëri në forma të shumta si:

Rënie e cilësisë së të nxënit;

Suksese jo meritore;

Dështime ndërkombëtare të testimeve;

Rënie e autoritetit të mësimdhënësve, duke i bërë duarlidhur për të reflektuar rreth

sjelljes jo të mirë që mund të kenë këta fëmijë;

Punësime nepotive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top