Këshilla & Arsye

July 5, 2018 | 13:16

I ka vapa këto! 8 shenja që tregojnë se ju ka ardhur në majë të hundës dhe ke nevojë për pushim

Jetesa e ditëve të sotme na ka bërë të paguajmë çmime të larta dhe nganjëherë kemi humbur kontrollin, gjë që është normale. Por në qoftë se ju keni një mungesë të vazhdueshme kontrolli në bërjen e gjërave të përditshme, ndoshta është koha për të ndaluar dhe për t’i dhënë kohë vetes. Dhe përveç marrjes së kohës, duhet të zbuloni arsyen e kësaj lodhjeje fizike dhe emocionale. Dhe sa më herët që të identifikohen shenjat kryesore, aq më shumë mund ta ndihmoni veten.

Nuk jeni të motivuar

Ju e keni gjithnjë e më të vështirë për të kryer ndonjë detyrë. Gjërat e thjeshta papritmas duket projekte të mëdha dhe nuk keni procesin krijues dhe dinamikën e nevojshme për të përfunduar me sukses diçka.

Acaroheni lehtë

Ju mund të filloni të ndiheni të paqëndrueshëm dhe prandaj çdo koment ose pyetje mund të merret lehtë si një ofendim. Ideja juaj për t’u larguar nga këto momente të vogla stresi është të shmangni kontaktet me botën e jashtme.

Nuk mund të flini

Mendimet tuaja duket se nuk ju lënë në asnjë moment. Dhe nuk janë projekte të reja apo gjëra të mira për të menduar sa ju mbajnë gjatë tërë natës. Nëse problemi juaj me pagjumësinë është i paqëndrueshëm, atëherë është patjetër koha për një pushim.

Keni sulme ankthi

Ky problem është i lidhur ngushtë me problemet e gjumit. Dhe kjo mungesë e gjumit, e cila është thelbësore për të plotësuar energjinë tonë, ju ka bërë gjithnjë e më të zemëruar dhe të tronditur, kështu që nuk është për t’u habitur që po përjetoni edhe sulme ankthi.

Gjërat e vogla ju fyejnë

Ju e dini se fraza “nerva në lëkurë” mund të jetë pikërisht ajo që po ndodh me trupin tuaj. Ju mund të ndiheni më të ndjeshëm, kështu që komentet e padëmshme ose kritikat konstruktive mund t’ju shqetësojnë. Nëse ndjeheni shumë të mërzitur nga komentet si këto, është koha që ju të pushoni.

Ndjeni dëshirën për të qarë

Për shkak të mbindjeshmërisë suaj, situatat që do të menaxhonit shumë mirë do të mund të bëheshin një siklet i vërtetë për ju dhe dëshira për të qarë është shumë afër. Kur qarja është pjesë e rutinës tuaj, është një shenjë se emocionet tuaja kanë arritur kulmin e tyre dhe ju duhet të mendoni për veten dhe të kujdeseni për të kontrolluar situatën.

Ndiheni të izoluar

Nëse jeta juaj nuk ka shumë kuptim dhe vëren se je izoluar nga bota përreth është koha për të ndaluar dhe pushuar. Nocioni i përkatësisë në vendin tuaj po venitet dhe forca juaj duket sikur është thithur. Lajm i mirë është se ju mund ta kapërceni këtë nëpërmjet një pushimi të mirë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top