Pika referimi

July 5, 2018 | 12:52

Nga Blerta Haxhiaj: Pak sociologji politike, njeriu ekonomik në mëshirën e faktorëve ekonomikë

Politika na ndihmon të kuptojmë ide të caktuara në kontekste të caktuara. Posedimi i përgjigjeve të përgjithshme për pyetje rreth politikës, megjithëse ato janë të vlefshme vetëm për momentin në shkencat politike, fiton avantazhe të caktuara.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,  zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,
zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Çështja mund të refuzojë të japë një vëllim të të dhënave që turmat, duke e mbajtur atë, rezulton të jenë të parëndësishme ose të tepërta.

Në shkencat politike ndonjëherë ndodh që materialet që përdoren në kontekstin e saj janë të varfra me qëllimin për të qenë të pakufishme në kërkim të gjeneraliteteve. Politika sociologjike mundëson që të përdorim themelet sociale të politikës, të jepen një numër zgjidhjesh dhe të ofrojë një kuptim thelbësor, i cili është paraprak për studimin e mëtejshëm të sjelljeve politike, monitorimin e institucioneve politike dhe revelon të drejtën publike. Lidhjet me të dhënat që ruhen në kategori të cilat janë intelektuale, të dobishme dhe të afta për t’u mbajtur mend, mund të ruhen kundër rreziqeve të njëanshmërisë, mallkimit të ngushtë, të stërvitur dhe formalisht të preokupuar.

Analiza e burimeve të sjelljes politike në kombinim me politikën, ekonominë sociale dhe faktorët ideologjikë pasqyrohet në teorinë e famshme të Max Ëeberi-t ku “relacioni i religjonit me ekonominë është i diskutuar”. Ideja e ‘njeriut ekonomik’ aq kontravers dhe joshës është eksploruar dhe delimituar. Koncepti i elitës gjen materiale të reja për t’u zhvilluar dhe modifikuar përmes ekonomisë, formave qeverisëse brenda tre instancave: demokracia, aristokracia dhe tirania. Mirëpo, qeveritë reale i kanë tejkaluar këto forma qeverisëse, ku klasa politike merr emra të shumta dhe multiforme. Alternimi i demokratizimit të anëtarësimit të elitave në grupe të caktuara qeverisëse, thërret efektin akordues, i cili njihet nga vetë populli. Pika më komplekse, e pazhvilluar dhe  pa drejtësi, është metoda se si duhet ndjekur një lider. Në çdo hap filozofi, sociologu, ekonomiku, psikologu, e të tjerë inderterminojnë dhe riforcojnë njëri-tjetrin. Aftësia për të menaxhuar materialet historike dhe sociologjike përmes fenomeneve kërkojnë një kulturë të pasur dhe realizim pa asnjë arrogancë.

njeriu-ekonomik1Roberto Michels qëndron besnik i idealeve demokratike ku shkruan se: “demokracia e tanishme në histori përmbledh valët paraardhëse. Ato thyhen në çdo pengesë. Ato duhet të rinovohen. Spektri përfundimtar është i kurajuar vazhdimisht dhe në të njëjtën kohë i depresionuar. Kur demokracia ka fituar stadin e zhvillimit, ajo i nënshtrohet transformimit gradual, duke përshtatur shpirtin aristokrat, dhe në shumë raste, forma aristokratike vihet kundër asaj që e lufton me shumë vrull. Tani akuzuesit e rinj ngrihen për të denoncuar këta tradhtarë, pas një kohe të artë luftimesh dhe pushteti të pamasë, ata përfundojnë duke u përzier me klasën dominuese të vjetër.

Sidoqoftë ata edhe një herë janë të sulmuar nga kundërshtarë të rinj, që apelojnë në emër të demokracisë. Kjo është e mundur nëse, kjo lojë e egër vazhdon pa fund”.

Politika si një familje e madhe më konvergjencat e saj, e bazuar mbi elementet që janë të shtrënguara nga e kaluara, kompozojnë familje të reja, të cilat njohin dhe respektojnë vlerat e kulturës politike dhe janë rritur brenda gjirit të tyre.

Teoria e Michels-it përkujton një nga vlerat e mira të James Madison ku të dy e panë procesin social si një garë të vetë faktorëve të interesuar rreth atij procesi. Padyshim që është e vërtetë merita e Marksit dhe Engelsit, që kanë qenë të parët që kanë ngritur jo vetëm një sistem me pjesë të veçanta, ku forcat prodhuese kanë luajtur në procesin historik, por gjithashtu kanë lënë firmën e tyre aty, me krijimin e një filozofie të re, duke zënë vendin e tyre në shkencë. Këtë në fillim e bënë në manifestin komunist, si një formë e vrazhdë dhe vullnetshme, duke thënë se historia botërore gjatë tërë zhvillimit të saj nuk është gjë tjetër veçse një luftë klasash dhe ai fenomen në rrafshin e aktivitetit, e inkurajuar, duhet kuptuar si një ‘superkstrukturë’ e ndërtuar mbi baza ekonomike.

njeriu-ekonomik

Vilfredo Pareto beson se, “materializmi historik ishte i aftë të bënte një shërbim të shkëlqyer të shkencës dhe vetë proletariatit”. Duke u dakordësuar me Pareto-n, materializmi historik vesh elementët e jetës me një kriter sa kritik, aq shkencor dhe realistik nga pikëpamja e ambicies të rrjedhës Darviniane. Në raste të caktuara nuk dëshirohet kontestimi i vlerave të fatit, opinioneve dhe ndjenjave në zhvillimin e politikës dhe jetës njerëzore. Pareto i jep besueshmërinë Marksit për paraqitjen e parimeve të afirmuara, ndërkohë që ato kanë qenë ide të ngatërruara me popularitetin e teorisë historike, duke e shpjeguar si fakt të domosdoshëm për njeriun.

Me vëzhgimin e Benedetto Croce ndaj materializmit historik, deprivohen elementet e finalitetit të Utopisë, ku socializmi Marksist kërkon ta konvertojë, duke mos i dhënë mbështetje socializmit apo ndonjë mënyre tjetër të jetës saj.

Koncepti ekonomik historik është një doktrinë që shpjegon arsyet e gjenezën, mirëpo nuk ndihmon socializmin që është një vizion pozitiv për të ardhmen. Heshtja e jashtme e luftës që përgjohet përmes historisë, kërkon që materializmi historik të jetë i ballafaqueshëm më të vërtetën historike dhe të verifikojë vendin e vet në shkencat politike.

Teoria e materializmit historik na mëson se një grup social ka një sjellje të caktuar ndaj një rrethane të caktuar, duke rënë dakord me motivimin ekonomik. Duke u referuar si njeriu ekonomik, nuk mund të themi se relacioni me ekonominë janë shpeshherë të komplikuara. Për ekonominë, mënyra e jetës rrallëherë pranon të dallohet nga të tjerat dhe të qartësojë ndarjet nga rrugët tjera të jetës njerëzore. Përkatësia ndaj një grupi të caktuar social dhe pozicioni favorit që t’i përkasë një klase si racë, komb, shtet, religjon, parti, familje, klubi apo nga shumë forma të paraqitura sociale që ndikojnë në mentalitetin dhe sjelljen e individit në formacionin heterogjen social të tij.

Idealizmi me konsideratën e tij emfazon qartësinë se, në jetën reale të abstraksionit absolut të njeriut ekonomik që sundohet nga rregullat ekonomike, nuk ekziston. Njeriu nuk është një llogaritar ekonomik. Jeta e tij është një luftë e vazhdueshme përgjatë domosdoshmërive ekonomike, një shtrese ekonomike që i përket një sfere tradicionale interesash dhe detyrash që ai duhet t’i përmbushë. Impulset që njeriu zotëron, e shtyjnë atë drejt shtresës materiale dhe pozitës sociale, duke e divergjuar nga kursi ekonomik natyral për t’i dhënë aktivitetit të tij një drejtim utopik ekonomik. Njeriu ekonomik i ngritur nga natyra e tij fizike, për Corradon Gini, në fakt mbi baza të statistikave të shumta dhe të shumë konsideratave të krijimit njerëzor shpjegon se: “Sa larg nga e vërteta është hipoteza e njeriut ekonomik, qëkur njeriu realisht mund të veprojë si një njeri ekonomik. Kjo është ajo, mbi baza të fitimit të përllogaritur dhe jo të dominuar nga impulse, ku numri i lindjeve duhet të reduktohet në masë”.

Njeriu është ekonomik në veprimet e tij dhe gjendja e tij ekonomike është në mëshirën jo vetëm të ndikimit fizik të koeficienteve ekstraekonomikë, por edhe të stabilitetit të faktorëve ekonomikë.

Nëse baza ekonomike nuk determinohet në vetvete nga direktivat politike e sociologjike të kombit, atëherë çfarë forme politike shtetërore determinon kursin e politikave ekonomike?

njeriu-ekonomik2

Disiplinat ngulmuese të materializmit historik mund të thonë së gjeneza e shtetit edhe pse të krijuara nga asambletë diplomatike apo në mënyrë spontane, asnjëherë nuk reduktohen vetëm në nevoja ekonomike. Mirëpo edhe pse kjo gjenezë është në kontrast me motivimin ekonomik, na lejon që të shohim aspiratat ekonomike dhe dëshira për të përparuar ekonomikisht. Dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë klientë të mëdhenj, brenda sferës ekonomike zhvillohet një tregti e madhe dhe një industri e fuqishme që paraqet domosdoshmërinë e ekspansionit të shteteve të vogla ekonomikisht, por nën tutelën e një konkurrence të egër. Pjesa më e madhe më ndjenjën patriotike mbi mbetjet gjuhësore dhe aktivitete të imperativit kategorik ekonomik, udhëhiqen nga ideja e nacionalizmit.

Në luftërat moderne, ku motivi ekonomik vepron dukshëm akoma, veprojnë mbifaktorë të tjerë si sentimentalizimi i masave moderne, edhe pse impulset ekonomike janë aty si shtytës primarë. Vlerat edukative të tendencave për të qenë sa më shumë një njeri ekonomik për vetveten, vlen për ta bërë sidoqoftë në shpinë të kapitalit dhe jo si një objekt në vete.

Kapitali si lëvizje shoqërore, aktivizimin e saj e kërkon përmes anëtarëve që janë pjesëmarrës, pra të gjithë janë pjesë e kapitalit dhe aktivizimi i tyre bën që kapitali të aktivizohet. Dikush më pak, e dikush më shumë është pjesë e kapitalit. (Oiekonomia (gr. vjetër – si të udhëhiqen punët shtëpiake – ekonomia).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top